Eko Higjiena

Presidenti i Napolit kritikon Hysajn, i përgjigjet agjenti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mario Giuffredi ka dalë kundër presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, i cili kishte kritikuar për paraqitje jo të mira Elseid Hysajn. Menaxheri Mario Giuffredi i ka dalë në mbrojtje futbollistit të përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj, i cili ishte kritikuar një ditë më parë nga presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Ai e pranon se Hysaj kishte gabuar në disa ndeshje, por nuk i pëlqen kritika e presidentit.

“Problemi është të kuptohet pse Hysaj nuk luajti mirë disa ndeshje, por jo gjithmonë lojtarët mund të jenë në maksimumin e tyre. Ai ka bërë një kampionat të shkëlqyer një sezon më parë ndërsa në të fundit kishte ndonjë pasiguri”, tha fillimisht Giuffredi për TMW.

Hidromorava

“Sipas meje, gjithçka është thënë, është e pasaktë. Është e vërtetë që ka filluar sezonin e kaluar në mënyrë të ndryshme pasi vinte nga Evropiani dhe bisedimet për rinovimin e shpërqendruan pak. Pastaj erdhi edhe lindja e djalit të tij, ka jetuar disa situata që nuk e lejuan që të shprehej në maksimum”, vazhdoi ai.

“Por duhet të them se Hysaj, që nga mesi i sezonit e deri në fundin e kampionatit, ka luajtur ashtu si në vitin e mëparshëm. Që nga mesi i sezonit ishte një lojtar me rendiment të lartë, ashtu siç ka qenë gjithmonë’, deklaroi në fund Giuffredi. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.