United Hospital

Presidenti i Lazios – Strakoshës: Ju mposhti Interi dhe vini këtu për të kërkuar rritje page?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, nuk e ka pritur aspak mirë kërkesën e bërë nga portieri shqiptar Thomas Strakosha dhe fantazisti spanjoll, Luis Alberto, për t’i rinovuar kontratat me bardhekaltrit.

Të dy futbollistët mësohet se kanë shkuar në zyrën e numrit 1 të skuadrës bardhekaltër dhe kanë kërkuar rinovimin, me përmirësim të ndjeshëm të termave financiare, por kanë hasur në kundërshtinë e Lotitos.

“Ju mposhti Interi në ndeshjen e fundit dhe vini këtu për të kërkuar më shumë para”, mësohet të ketë thënë presidenti Lotito, në përballjen me dy futbollistët e skuadrës së tij, duke iu referuar ndeshjes së fundit të kampionatit, më 20 maj.

FIDANISHTJA

Në atë takim Lazio u mposht me përmbysje 2-3 nga Interi, duke mbetur jashtë zonës Champions dhe normalist duke arkëtuar shumë më pak para, gjë që duket se Lotito vijon ta vuajë, ndonëse kanë kaluar disa muaj.

Mediat pranë klubit bardhekaltër raportojnë se vetëm Ciro Immobile dhe Sergei Milinkoviç-Saviç kanë arritur të rinovojnë pa polemika kontratat e tyre me klubin e Lazios, duke qenë se janë dy liderët dhe protagonistët e suksesit të skuadrës./SS

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.