United Hospital

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç: Muriqi po bëhet idhull i fansave, moti nuk kemi pasur sulmues të tillë në ekip

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi ka debutuar me gol në një ndeshje zyrtare me klubin e ri të Fenerbahçes.

Kjo e fundit në xhiron e parë të javës së Superligës së Turqisë, triumfoi thellësisht me rezultat 5-0 kundër Gazisehir Gaziantep.

Kjo ka bërë të vlerësohet lartë edhe paraqitja e reprezentuesit të Kosovës, i cili raportohet se ka marrë nota pozitive prej presidentit të klubit, Ali Koç.

Ky i fundit sipas mediave turke, ka pohuar se transferimi i 25-vjeçarit ishte ndër më të mirit në vitet e fundit duke i sjell edhe përfitime ekipit nga shtija e fanellave me emrin e tij.

FIDANISHTJA

“Për një kohë të shkurtër Vedati është bërë ikonë e shumë fansave të rinj si dhe fëmijëve. Më kanë pëlqyer fotografitë e tij kur ka qenë fëmijë teksa ka pozuar me fanella të Fenerit. Ka vite që një sulmues të kalibrit të tij i ka munguar klubit tonë”, ka pohuar Koç, shkruan Fanatik.

Theksojmë se shtatgjati pritet të jetë startues për Kosovën në takimin kundër Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, Muriqi në sezonin e kaluar ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste sa ishte lojtar i Rizesporit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.