Presidenti i ardhshëm pritet ngrohtësisht në Gjilan

Gjilan – Hashim Thaçi të enjtën është parë në Gjilan teksa ka biseduar me qytetar e aktivist të shumtë të PDK-së. Riad Rashiti tha se vizita e Thaçit është interesante sepse tani nga një “jabanxhi” siç e ka quajtur kreu i LDK-së, ai po shndërrohet në njeriun e parë të shtetit dhe po tregohet dashamirës e i afër me qytetarët.
Hashim Thaçi dukej tejet i relaksuar të enjten derisa ecte lirshëm në qendër të Gjilanit me bashkëpunëtorët e tij.
Thaçi ka bërë homazhe para përmendores së Rexhep Malës e Nuhi Berishës. Tani Thaçi nuk erdhi si jabanxhi, por si njeriu i parë i shtetit të Kosovës.
Riad Rashiti anëtar i kryesisë së PDK-së tha se Thaçi është pritur me shumë dashamirësi nga qytetarët dhe është treguar i afërt e shumë miqësor.
“Më vije mirë që jabanxhiu i dikurshëm erdhi pa asnjë problem në Gjilan. Foli, takoi dhe bëri foto tamam si një president shteti” tha Rashiti./rajonipress/