Uji Dea

“Presidenti i ardhshëm i Kosovës do të jetë Hashim Thaçi”

/ 2 minuta lexim
HW

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha në emisionin Info Box të TV Dukagjinit se presidenti i ardhshëm i Kosovës do të jetë Hashim Thaçi.

Ai tha se aktualisht nuk preokupohen me këtë çështje, pasi ka shumë probleme tjera me të cilat duhet të merret vendi si ato ekonomike e sociale, por shprehu bindjen se marrëveshja me LDK-në për president do të respektohet në plotëni.

Grabovci më tej tha se marrëveshja për presidentin do të respektohet dhe Hashim Thaçi do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, transmeton Telegrafi.

HW

Në rast së mosrespektimit të marrëveshjes nga ana e LDK-së, Grabovci tha se nënkuptohet thyerje e marrëveshjes dhe me thyerjen e marrëveshjen natyrisht se vjen deri në një vendim tjetër.

Grabovci përmendi siç i quajti lëshimet e disa njerëzve në Qeverinë Mustafa. Ai përmendi ndërrimet e njerëzve në Ministrinë e Financave, në Administratën Tatimore të Kosovës etj.

Ai tha se nuk janë kundër ndërrimit të njerëzve nëse nuk performanca të mira në punë, por tha se janë kundër ndërrimit të njerëzve profesional. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.