FITORJA

Presidenti gjerman uron presidentin Thaçi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, i ka dërguar letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, për marrjen e detyrës së të parit të shtetit.

Në letrën e tij, presidenti Gauck thotë se tek presidenti Thaçi drejtohet shpresa për një ndërmjetësim ndërmjet forcave politike të vendit dhe se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës si mike e besueshme dhe partnere mbështetëse, transmeton Telegrafi.

Kjo është letra e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit:

Shkëlqesisë suaj
Presidentit të Republikës së Kosovës
Hashim Thaçit
Prishtinë

Zoti President,
Me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, ju dërgoj edhe në emrin e qytetarëve të vendit tim, urimet e mia më të mira. Në ushtrimin e detyrës tuaj me plot përgjegjësi, ju dëshiroj shumë kreativitet dhe suksese.

ARKATANA

Ju po merrni detyrën tuaj në një kohë kur janë tejkaluar shumë vështirësi për institucionet demokratike të Republikës së Kosovës. Pikërisht tek presidenti drejtohet shpresa për një ndërmjetësim mes forcave politike të vendit. Për kontributin tuaj në përafrim dhe mirëkuptim, ju dëshiroj maturi, durim dhe qëndrueshmëri.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale, me qëllim që t’i përkushtohet sërish me tërë energjinë, pikërisht atyre reformave që përmirësojnë perspektivat socio-ekonomike të qytetarëve të vendit, që forcojmë sundimin e ligjit dhe demokracisë dhe, në këtë mënyrë, thellojnë afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Jam i bindur se edhe në detyrën e re ju do të mbështesni qeverinë e vendit tuaj të ecën përpara në rrugën e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Jeni të sigurt që Gjermania do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, si mike e besueshme dhe partnere mbështetëse.

Joachim Gauck
President i Republikës Federale të Gjermanisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.