UBT

Presidenti gjerman e komenton marrëveshjen për targat Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier e ka komentuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale të veturave.

Steinmeier meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje ia ka atribuuar vullnetit të dy shteteve për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se nëpërmjet BE-së duhet të adresohen edhe konflikte më të mëdha që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se po të mos ishte dëshira për BE-në, Evropa s’do të kishte fuqi që të negocionte konflikte të tilla ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mobi Casa

“Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë presidenti gjerman për DW.

Steinmeier ka thënë se edhe konflikte më të mëdha që ekzistojnë mes dy shteteve, duhet të adresohen dhe të zgjidhen në mënyra paqësore.

“Por duke qenë se dëshira për të ardhur në Evropë, për t’u bërë dikur anëtarë të Bashkimit Evropian, është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa e ka këtë fuqi negociuese, këtë mundësi negociuese dhe arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen, dhe në këtë kuptim, të zgjidhen në mënyrë paqësore”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.