Fundamenti

Presidenti Florim Zuka me skuadrën e tij SC Gjilani përkrahin Çlirimtarët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka së bashku me klubin e tij ka mbështetur pastërtinë e luftës çlirimtare për pavarësinë e Kosovës, të cilët sot po akuzohen për krime të luftës.

Ditë më parë Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi dhe ish- Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Zuka si gjithmonë me skuadrën e tij, vazhdimisht janë dhe do të jenë në mbështetje të çdo gjëje që është në të mirë të atdheut dhe në përkrahje për të mirën e popullit të Kosovës.

Mobi Casa

“Çlirimtarët e Kosovës po akuzohen padrejtësisht, ata ndërtuan paqën për t`i bërë ëndërrat tona realitet, ata mbrojtën pragun e shtëpisë e sakrifikuan gjithqka për të mirën e popullit, me luftën e tyre të drejt na sollën lirinë ndërsa në paqe lartësuan emrin e shtetit më të ri në botë,Republikën e Kosovës, dhe ne në mënyrë bindëse dhe të palëkundur rreshtohemi pas Presidentit Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Veseli, duke besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka bërë të ditur për “RajoniPress”, presidenti Florim Zuka.

Presidenti Zuka, me tej ka vazhduar.
“Fal heroizmit të gjakut të çlirimtarëve dhe ndihmës nga Aleanca Veri-Atlantike, ju dhanë fund masakrave të regjimit Serb mbi popullatën civile shqiptare. Fal çlirimtarëve të vendit sot sportistët tanë garat e tyre sportive po i zhvillojnë si e gjithë bota demokratike, duke arritur rezultate kulminante nën ombrellën e FIFA dhe UEFA, por simbolin tonë të shejtë të çlirimtarëve dhe luftës së drejt të tyre nuk mundet askush ta njollos se ishte luftë e pastër për lirinë e popullit”, ka theksuar presidenti i SC Gjilant, Florim Zuka në emrin e tij personal dhe të klubit SC Gjilani./rajonipress/