FITORJA

Presidenti e stopoi, kryeparlamentari e procedoi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Veseli po mundohet t’i krijojë bazat e një lideri të qëndrueshëm politik të PDK-së, derisa Thaçi ende konsiderohet lider historik i saj, ndonëse Veseli dalëngadalë po ia merr dheun nën këmbë.

Haziri: “Për të kuptuar se kanë filluar përçarjet mes eksponentëve të PDK-së, është mosdakordimi mes Veselit dhe Thaçit, për çështjen e Ligjit të Ushtrisë”

Veseli po mundohet t’i krijojë bazat e një lideri të qëndrueshëm politik të PDK-së, derisa Thaçi ende konsiderohet lider historik i saj, ndonëse Veseli dalëngadalë po ia merr dheun nën këmbë.

Tani, insistimi i Veselit për të dërguar në Kuvend Projektligjin për Ushtrinë më tepër ka të bëjë për ta poshtëruar Thaçin sesa për ndonjë dobi eventuale”, tha Faton Mehmeti,raporton Gazeta Kosova Sot.

P rocedimi nga ana e Kryesisë së Kuvendit të Ligjit të hartuar nga Presidenca e Kosovës për transformim të FSK-së në Ushtri të shtetit, pa ndryshimet kushtetuese, edhe përkundër kërkesës së presidentit Thaçi që të stopohet procedura, sipas analistëve politikë po vlerësohet si një shpërfaqje e përplasjeve të thella në mes të Kadri Veselit e Hashim Thaçit, si rivalë të ashpër politikë pas ndryshimeve që janë bërë në PDK. Tanimë kjo shpërfillje e kërkesës së Thaçit, që të ndalohet procedimi i këtij Ligji në Kuvend, po shihet si një shenjë dhe dëshmi që flet qartë se Hashim Thaçi më nuk pyetet sa duhet, as nuk respektohet në PDK, përderisa Veseli do të vazhdojë rrugës së vet tashmë duke forcuar pozitat e tij si kryetar i PDK-së, kryetar Kuvendi, por duke synuar tutje edhe më lart, mbase në pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

FIDANISHTJA

Sipas analistit politik Faton Mehmeti, vetë nisma e Thaçit për Ushtrinë që në start ka qenë zero, pra përpjekje e tij për t’u shpërfaqur si faktor kryesor në Kosovë. “Thaçi me këtë nismë ka dashur me një gur t’i vrasë dy zogj, në njërën anë të faktorizohet, kurse në anën tjetër ta fajësojë LDK-në për dështimin e kësaj nisme”, ka thënë ai.

Lufta në PDK, LDK-ja anash

Sipas Mehmetit, derisa për dështimin e nismës Thaçi s’po jep përgjegjësi, këtë po mundohet ta shfrytëzojë jo oponenti i saj kryesor, që në këtë rast duhet të ishte LDK-ja, por çuditërisht Kadri Veseli, njeriu më i afërt i Thaçit. “Veseli po mundohet t’i krijojë bazat e një lideri të qëndrueshëm politik të PDK-së, derisa Thaçi ende konsiderohet lider historik i saj, ndonëse Veseli dalëngadalë po ia merr dheun nën këmbë. Tani, insistimi i Veselit për të dërguar në Kuvend Projektligjin për Ushtrinë më tepër ka të bëjë për ta poshtëruar Thaçin sesa për ndonjë dobi eventuale”, tha Faton Mehmeti.

Ai në këtë mes të përplasjeve thotë se dëmet anësore do t’i vuajë edhe vetë LDK-ja, e cila nuk pritet ta përkrahë tani këtë nismë në Kuvend, derisa Veseli po e shtrin ndikimin e tij si brenda, ashtu edhe jashtë partisë së tij. “Të gjitha këto janë në kuadër të fushatës zgjedhore, derisa duelin Thaçi – Veseli, si duket, po arrin ta fitojë ky i dyti. Duke e parë këtë situatë, ka gjasa që Thaçi të lërë edhe postin e presidentit e vetëm të bëhet sërish kryeministër i ardhshëm, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet”, konsideron Faton Mehmeti. Sipas Mehmetit, vetëm ky skenar do të rikthente atë edhe njëherë në skenën politike, në sensin e fuqisë që gëzon shefi i Qeverisë në krahasim me atë të presidentit. “.(Më gjersisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.