ARKATANA

Presidenti e “gozhdon” në sirtar ligjin për Eulex-in

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Po mbushet një javë e plotë që nga miratimi i legjislacionit të ri në Kuvendin e Kosovës, për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet, mirëpo presidenti i vendit akoma nuk i ka dekretuar ligjet përkatëse dhe kështu misioni evropian për sundim të ligjit vazhdon të jetë në “pushim” pa mandatin e tij funksional.

“Ne e dimë që arsyetimet tani mund të jenë kinse për çështje procedurale, por dyshoj që ka prapaskena të tjera. Ndoshta edhe tentohet që të bëhet pazar me EULEX-in për çështje dhe persona të caktuar, që t’i shpëtojnë misionit për sundimin e ligjit”, shprehet analisti Albrim Badallaj

Haziri: Lojë e qëllimtë për përfitim nga individë të caktuar.

Po mbushet një javë e plotë që nga miratimi i legjislacionit të ri në Kuvendin e Kosovës, për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet, mirëpo presidenti i vendit akoma nuk i ka dekretuar ligjet përkatëse dhe kështu misioni evropian për sundim të ligjit vazhdon të jetë në “pushim” pa mandatin e tij funksional.

ARKATANA

Analistët politikë dhe ekspertët konsiderojnë se tani pas votimit në Kuvend, loja politike po vazhdon me tendencën e mbajtjes peng edhe për një kohë nga politika funksionimin e këtij misioni, me qëllim të pazareve të caktuara, fillimi i ri i mandatit të EULEX-it. Sikur që dihet, proceduralisht, edhe pas miratimit të Ligjit dhe Marrëveshjes me BE-në par mandatin e ri të EULEX-it, misioni evropian për sundimin e ligjit nuk mund të fillojë punën pa dekretimin e ligjit nga ana e presidenti Thaçi. E për këtë analistët dyshojnë se prapaskenat e zvarritjes së dekretimit të ligjit, i cili në Kuvend u desh të miratohet me procedurë të jashtëzakonshme të përshpejtuar, janë për qëllime të pazareve për përfitime të individëve të caktuar, që mund të jenë objekt “gjuetie” nga ky mision

Badallaj: Pushtetarët po blejnë kohë Analisti Albrim Badallaj thotë se nuk duhet të habitemi fare nga zvarritja e punëve të pushtetarëve tanë, meqë jo rrallëherë prioritetet e tyre le që janë vonuar, por ndonjëherë edhe kurrë nuk janë zbatuar.

Tek rasti i EULEX-it është një çështje tjetër, meqë pushtetarët tanë nuk kanë fuqi të mosaprovimit të kërkesës së ardhur nga BE-ja, atëherë duan të blejnë kohë. “Edhe pse me një procedurë të përshpejtuar të miratimit të ligjit për zgjatjen e mandatit të BE-se, i cili u nënkuptua si domosdoshmëri dhe një formë alarmi për të kaluar sa më parë, tani po bie që edhe presidenti Thaçi në këtë rast po luan paksa me durimin e zyrtarëve evropianë. Për miratimin e këtij ligji, paraprakisht ka pasur edhe një letërkëmbim mes presidentit Thaçi edhe zyrtares së BE-së Mogerini, mirëpo tani është tejet e paarsyeshme që të mos dekretohet ky ligj dhe të ketë vonesa. Ne e dimë që arsyetimet tani mund të jenë, kinse për çështje procedurale, por dyshoj që ka prapaskena të tjera. Ndoshta edhe tentohet që të bëhet pazar me EULEX-in për çështje dhe persona të caktuar, që t’i shpëtojnë misionit për sundimin e ligjit dhe në këtë situatë që jemi, kjo çështje mund të jetë shumë e mundshme, por nuk dihet se sa është e arritshme”, thotë Albrim Badallaj. Ai dyshon që një lojë mund të luhet edhe për shkak të kompetencave akoma të gjëra që i kanë mbetur EULEX-it. “Në këtë mandat, siç është përfolur, EULEX-i do të ketë fuqi edhe të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e ndoshta kjo kompetencë nuk është duke u pëlqyer vendorëve”, ka shprehur dyshimin e vetë Albrim Badallaj.

Sidoqoftë, ai ka pohuar se arrestimet në fund të mandatit nga EULEX-i ishin një shenjë që askush nuk do të kursehet nga ligji, prandaj është kjo lloj rezistence në vazhdim. “Nga persona të caktuar mund të tentohet që të negociohet me EULEX-in që deri para përfundimit të mandatit të ri të lihen rehat, mandat i cili përfundon në qershor të vitit 2018. Besoj që më tepër në këtë pikë është duke u trajtuar çështja, që edhe disa nga të dënuarit nga gjykatat vendore, apo edhe nga EULEX-i t’i shpëtojnë Speciales. Mirëpo, kjo çështje është definuar shumë kohë më parë dhe dihet fare mirë që EULEX-i do të merret me krimet ekonomike, korrupsionin, krimin e organizuar dhe krime të tjera të natyrave të ndryshme, me lëndë më të “lehta”, e nga ana tjetër Specialja është e “specializuar” për krime me lëndë të renda”, u shpreh Badallaj për “Kosova Sot”. Edhe politikologu Arsim Haziri thotë se zvarritja e dekretit për Ligjin dhe marrëveshjen e vazhdimit të mandatit për EULEX-in është lojë e qëllimtë për përfitim nga individë të caktuar, por që vështirë se do të ketë rezultat. /kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.