FITORJA

Presidenti e falimenton shtetin për të shpëtuar lëkurën e tij

/ 15 minuta lexim
GRANDEMALL

Analistët politikë, por edhe qytetarët, vazhdojnë ta akuzojnë presidentin Hashim Thaçi për faktin që, sipas tyre, ai është përgjegjësi kryesor që ia dha mundësinë Aleksandër Vuçiqit për të ardhur në Kosovë dhe për të shfaqur edhe pretendimet territoriale ndaj pasurive kryesore të Kosovës, UJMANIT dhe ‘Trepçës’.

“Këtu, prej ditës së diel, 9 shtator, nuk ekziston Qeveria, as Gjykata Speciale, as Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit do të duhej ta mbronte integritetin territorial të këtij vendi. Nuk ekziston as Presidenca, që do të duhej ta thoshte fjalën e fundit. Çka të thotë Presidenca, shefi i shtetit vetë i lejon dhe siguron rrugën Vuçiqit. Krejt këtë e bën që t’i japë (të ndajë territorin e Kosovës) Serbisë, si kusht që të mos vijojë akuzën Serbia kundër Hashim Thaçit”, vlerësoi analisti Shefik Shkodra për “Kosova Sot”

Analistët politikë, por edhe qytetarët, vazhdojnë ta akuzojnë presidentin Hashim Thaçi për faktin që, sipas tyre, ai është përgjegjësi kryesor që ia dha mundësinë Aleksandër Vuçiqit për të ardhur në Kosovë dhe për të shfaqur edhe pretendimet territoriale ndaj pasurive kryesore të Kosovës, UJMANIT dhe ‘Trepçës’.

Analistët dhe qytetarët dyshojnë se diçka e madhe në dëm të Kosovës po gatuhet në Beograd e në Bruksel edhe për asetet kryesore të Kosovës, për të cilat as që është dashur të diskutohet kurrë nga dyshja VuçiqThaçi. Tani, me këto zhvillimet e fundit,thonë analistët, është krijuar përshtypja sikur Republika e Kosovës vetëm formalisht i ka institucionet, e ka Gjykatën Kushtetuese, kinse “gardianin” mbrojtës të Kushtetutës, e ka Kuvendin, e ka Qeverinë, i ka pozitën dhe opozitën, e ka bile edhe Presidentin , por asnjë gjysmë fjale nuk u shpëtoi dje, edhe pse presidenti i Serbisë, Vuçiq, hapur shfaqi në territorin tonë sovran pretendimet e qarta territoriale! Turpi më i madh, që po i ndodh Kosovës,sipas analistëve, është edhe për faktin se në këtë rrëmujë të madhe heshtën të gjithë, në ditën që Aleksandër Vuçiqi, gjatë vizitës në njërën nga pasuritë me strategjike të Kosovës, bile ai gjeti kohë edhe të mbronte bashkëbiseduesin e tij të devotshëm, Hashim Thaçin. Analistët thonë se është e pashpjegueshme pse po hesht opozita dhe nga ana tjetër është krijuar bindja se Aleksandër Vuçiqi tanimë e ka të lehtë të ecë në trasenë e hapur paraprakisht prej Hashim Thaçit, në bazë të skenarit serb të Vuçiqit, e të implementuar nga Thaçi, i cili po vepron si një despot i egër, pa pyetur askënd, pa marrë parasysh koston shumëvjeçare që do të rëndojë mbi gjenerata të tëra të Kosovës. Hapja e temës së territoreve dhe ndarja e Kosovës po konsiderohen bileta e vetme për Thaçin që të shpëtojë nga Gjykata Speciale, alarmojnë analistët.

Vuçiqi u kthye në vendin e krimit
Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se më së miri këtë tradhti të dizajnuar dhe bashkëharmonizuar në mes të Thaçit e Vuçiqit më së miri e hetuan dhe e dekonspiruan me protesta qytetarët e Drenicës së përgjakur nga lufta, për të cilën Thaçi thuajse e ka lënë në harresë fare për interesin e tij personal.”U pa që Drenica nuk nënshtrohet! Krimineli Vuçiq, ish-bashkëpunëtori i fashistit Slobodan Milosheviq, tash, pas 18 vjetësh, ia mësyni Drenicës legjendare, për të shkelur edhe një herë në tokën e larë me gjak. E vranë dhe e djegën Drenicën heroike, e masakruan dhe e terrorizuan kriminelët serbë në luftë Drenicën tonë legjendare dhe tash kryekrimineli Vuçiq deshi të përdhosë edhe më shumë, duke insistuar të futet me dhunë në Drenicë. Me këtë kryekrimineli dhe vrasësi Vuçiq iu kthye vendit të krimit. Kishin përgatitur edhe forca çetnike për të intervenuar në rast të eskalimit të gjendjes”, u shpreh ai. “Nuk është hera e parë që serbët dhe Serbia bënë provokime të mëdha. Ato po bëjnë për çdo vit. Provokime ka pasur në Gjakovë, në Lumthatë, në Krushë dhe tash së fundi edhe kryekrimineli Vuçiq në Drenicën heroike dhe liridashëse. Por, Drenica tregoi se nuk ndalet”, potencoi Kelmendi për “Kosova Sot”

SHKODRA: ÇKA TË THOTË PRESIDENCA, SHEFI I SHTETIT VETË I LEJON DHE I SIGURON RRUGËN VUÇIQIT?!
Sipas analistit politik Shefik Shkodra, tashmë është e tepërt të kesh dilemë rreth këtyre zhvillimeve. “Ardhja e Vuçiqit në Kosovë, në breg të liqenit të Ujmanit, kur para një dite a dy, Kadri Veseli në një tubim me qytetarët tha: ‘Vuçiqi nuk ka çka lypë të shkojë te Liqeni i Ujmanit dhe nuk e lejojmë ‘, përafërsisht kështu diçka tha. Mirëpo, kjo ide zyrtare, ta quajmë ashtu, u harrua dhe Vuçiqi me një marrëveshje nga të tjerët mori pjesë aty ku deshi. Liria e presidentit serb është e pakufizuar nëpër Kosovë, pos rastit të atyre qytetarëve të Skenderajt dhe rrethinës që e penguan. Dhe, kanë bërë mirë”, u shpreh ai.”Tash është verifikuar para gjithë botës se Kosova nuk ka institucione, ose këto kanë qenë vetëm për klasën sunduese e oligarkët. Këtu prej ditës së diel, 9 shtator, nuk ekziston Qeveria, as Gjykata Speciale, as Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit që do të duhej ta mbronte integritetin territorial të këtij vendi. Nuk ekziston as Presidenca, e cila do të duhej ta thoshte fjalën e fundit. Çka të thotë Presidenca, shefi i shtetit vetë i lejon dhe i siguron rrugën Vuçiqit. Krejt këtë e bën që t’i japë (ndajë territorin e Kosovës) Serbisë, si kusht që të mos vijojë akuzën Serbia kundër H.Thaçit”, vlerësoi Shkodra për “Kosova Sot”. “Si po shihet, Vuçiqi ka mbetur të zgjedhë terrenet sa më të vlershme, sepse edhe kështu nuk po i ‘pëlqen’, duke thënë gati-gati publikisht se s’është e mjaftueshme për Serbinë. Por (në mendje të tyre) ka kohë edhe për më tepër”, tha Shefik Shkodra për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: U PA HAPUR SE HASHIM THAÇI I KA SHITUR PASURITË QË E MBAJNË GJALLË SHPIRTIN E KOSOVËS, PRA UJMANIN DHE “TREPÇËN”!
Analisti politik Reshat Badallaj thotë se tanimë kush ka sy në ballë dhe kush ka mend në kokë dje u pa hapur se Hashim Thaçi i ka shitur pjesët më të ndjeshme të Kosovës, pasuritë që e mbajnë gjallë shpirtin e Kosovës, pra UJMANIN DHE “TREPÇËN”. “Ky dilenxhi dhe tradhtari i kombit të gjitha këto të zeza kundër vendit është duke i marrë në dëm të vendit për të shpëtuar veten e tij nga Gjykata Speciale, për të cilën e ka premtuar kumbara i tij, Aleksandër Vuçiqi, një kriminel lufte. Si fëmijë e përcjell politikën dhe në të gjitha këto ku kanë pasur pretendime territoriale pala tjetër ka pasur argat dhe spiunë të tyre si në këtë rast spiuni, por me tradita të moçme antikombëtare Baton Fazli Haxhiu”, u shpreh ai. “Por, tani duhet të shtrojmë seriozisht pyetjen… a di populli se si kanë qenë marrëdhëniet mes Hashimit të Brojës dhe spiunit dhe tradhtarit, Baton Haxhiu?! Vetë ky kapadai, Hashimi, kishte dhënë urdhër që të arrestohet dhe të vritet si spiun Baton Haxhiu dhe ky qëndrim u mor në Likoc dhe tani kur ky langua i Vuçiqit e ka premtuar se do të dalë i palagur në Gjykatën Speciale, fal toka të Kosovës, si të ishin toka të babës, Haxhi Brojës”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Uji Dea

Tanimë, sipas tij, presidenti Thaçi këtë akt të ulët po përpiqet që ta lërë si përfundimtar në duart e të tjerëve, për t’i djegur të tjerët dhe sadopak shpëtuar vetë. “Hashimi mos harroni se është “kopil”, e keni vërejtur për të gjitha të zezat dhe tradhtitë që po i sjell vendit, në fund vendosi t´ia lërë kopilin në derë një grupi hajnash e banditësh, duke parë se këta hajvanë nuk marrin vesh nga ky marifet dhe hyn gisht për gishti në vallen e tradhtisë, bile ecnin me fodullëk. Mendoj se populli i pa të gjitha dje, se çka zihet në këtë tradhti dhe mendoj se akoma kemi kohë dhe mos themi është vonë t´i ndalet rruga tradhtisë nga tradhtarët dhe këlyshët e UDB-së, sepse kjo kastë tradhtarësh janë duke ecur me hapa të shpejtë, por kam besim të plotë se populli do ta thotë fjalën e tij”,tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”. Gazetari nuk ka marrë përgjigje nga Baton Haxhiu lidhur me akuzat që po i bëhen.

KELMENDI: THAÇI I FYEU DRENICASIT
“Nuk u ndal as Mushtishti, as Gjakova dhe tash as Drenica legjendare. Krimineli Vuçiq u ndal, por nuk u ndal Hashim Thaçi. Qeveria kishte bërë gabim pse i dha leje kryekriminelit Vuçiq për të ardhur në Kosovë. Ndërsa, gabimin më të rëndë e bëri presidenti Thaçi kur i kritikoi drenicasit pse e kanë bllokuar rrugën. Kjo që tha Thaçi, se nuk i shërben paqes dhe në këtë gjendje as politikës dhe gjendjes aktuale në vend…mjafton kjo deklaratë e z.Thaçi për të vërejtur ofendimin dhe denigrimin e kësaj ane të Kosovës, sikundër dhe të tërë të rënëve për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Deklarata nuk ka fare moral”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Qytetarët, në kulmin e zhgënjimit me presidentin Thaçi
Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta konsiderojnë se leja për presidentin serb, Vuçiq, që ta vizitojë Kosovën dhe të lëshojë deklarata provokative me pretendime të hapura territoriale për Kosovën, në dëm të saj, është një përgjegjësi serioze që bie mbi presidentin e kryeministrin, sidomos ngarkohet presidenti, pse ishte vetë Hashim Thaçi që ia dha mundësinë Vuçiqit për të shfaqur pretendimet territoriale ndaj pasurive kryesore të Kosovës. Edhe qytetarët kujtojnë se këtë e ka bërë pasi që hapja e temës së territoreve dhe ndarja e Kosovës duket të jetë bileta e vetme për Thaçin që të shpëtojë nga Gjykata Speciale. Këtë dyshim qartë e shpreh qytetari Islam Visoka.”Unë mendoj që Hashim Thaçi këtë shans dhe këtë rast ia dha Vuçiqit pikërisht për arsye se sipas të gjitha gjasave ky, Hashim Thaçi, është njëri nga të shënjestruarit, që mund të jetë objekt i ndjekjes nga Gjykata Speciale. Pra, nuk janë të kota ato pëshpëritjet që janë bërë edhe në të kaluarën, por kjo del më pastaj edhe nga raporti i Dik Martit, prandaj sot po dalin ato dyshimet që nuk është hequr dorë kurrë nga ajo aktakuzë ndaj tij ndonjëherë edhe ky me siguri e ka nuhatur këtë situatë dhe tash është në gjendje që të pajtohet me çdo gjë që i afrohet nga ana e Beogradit. Madje, unë mendoj që ky është një njeri i porositur dhe i përgatitur, rekrutuar nga agjenturat e jashtme për të gjitha këto veprime që po i bën, prandaj edhe vizita e Vuçiqit në liqenin e Ujmanit ka atë pretendim të hapur territorial ndaj kësaj pasurie, prandaj unë mendoj që edhe takimi i fundit në Bruksel, i cili nuk është zhvilluar me Thaçin e Vuçiqin, ka qenë krejtësisht i koordinuar që të dështojë vetëm duke vërejtur presionin e madh që ka Hashim Thaçi në Kosovë, prandaj ata kanë kamufluar kinse dështoi takimi, por megjithatë i kanë vazhduar ato takimet dhe bisedimet e veta të mëparshme se deri ku kanë arritur dhe për çka janë marrë vesh”, u shpreh ai. “Kjo më së miri po dëshmohet edhe me faktin që Hashim Thaçi doli me qëndrim edhe kundër bashkëvendësve të tij, të cilët dolën dhe e bllokuan rrugën për ta penguar Vuçiqin që të shkojë në fshatin Bajë, që për mua ishte një veprim shumë i arsyeshëm, por Hashim Thaçi edhe për këta hodhi një kritikë shumë të ashpër për veprimet e tyre. Pra, po del konstatimi se ky veç e ka nuhatur që është njëri prej të akuzuarve nga Gjykata Speciale, prandaj tash po është i gatshëm që të aprovojë çdo kërkesë që i ofrohet edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin e shtetit të Kosovës”, potencoi Islam Visoka.

Qytetari Imri Miftari thotë se ka qenë një gabim i madh, mbase i papërmirësueshëm, që iu bë e mundur vizita presidentit serb, të cilën ai e përdori për pretendimet e hapura territoriale, për vendet më të pasura të Kosovës, që synon t’i marrë Serbia në procesin e bisedimeve në vijim.”Unë mendoj që është një gabim shumë trashanik, që sa herë t’u teket politikanëve të Serbisë të vijnë për të bërë vizita në Kosovë, kurse politikanët tanë asnjëri prej tyre nuk është në gjendje për të shkuar të vizitojë Luginën. Madje ata nuk po mund të shkojnë në asnjë pjesë tjetër të Kosovës që banohet me shumicë serbe dhe që de-fakto është e ndarë në pjesa tjetër e Kosovës, as në Leshak dhe as në Leposaviq këta nuk po mund të shkojnë, nuk kanë të drejtë, edhe pse këto janë pjesë të Kosovës, kurse për të shkuar diku në brendi të Serbisë për vizita as që vjen në shprehje. Për këtë arsye, unë mendoj që lejimi i vizitës së Vuçiqit është një gabim shumë i madh, bile në këtë kohë, kur po flitet për bisedime finale, për një marrëveshje me Serbinë për të cilën po thotë Hashim Thaçi, për mendimin tim lejimi i kësaj vizite është gabim shumë, shumë i madh. Nuk është dashur të lejohet të hyjë derisa ky presidenti serb ta bëjë pranimin e Kosovës si shtet i pavarur, por edhe të shprehë kërkimfalje për krimet, të cilën është dashur ta bëjnë qysh moti, por as këtë nuk e kanë ndërmend ta bëjnë, sepse këta po bëhen më viktima sesa që jemi ne. Në këtë rast unë mendoj që prej Hashim Thaçit teposhtë të gjithë kanë bërë një gabim të madh që e kanë lejuar vizitën e tij në Kosovë”, vlerësoi Miftari.

Ai e ka quajtur akoma më provokativ tentativën për të shkuar në Drenicë, por njëkohësisht i ka lavdëruar qytetarët e Drenicës që ia ndaluan këtë vizitë, pavarësisht kritikave që u drejtuan kundër tyre nga Hashim Thaçi, i cili po e bën këtë për t’i shpëtuar mbase Gjykatës Speciale. “Është një gabim edhe më i madh që t’i lejohet kriminelit për t’u kthyer në vendin e krimit, por më vjen mirë që ata nuk e lanë për të shuar atje dhe kështu është dashur të veprohet edhe më këndej, por politikanët tanë nuk e di se ku e kanë ndërmend të dalin. Unë konsideroj se kur kjo lidhet me mundësinë e Gjykatës Speciale, konsideroj që nëse fati i Kosovës lidhet me disa persona, është një gabim shumë i madh trashanik”, tha Miftari për “Kosova Sot”. Sipas tij, më e keqja është nëse dikush mendon që për të shpëtuar nga Gjykata Speciale bën marrëveshje me Serbinë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.