Eko Higjiena

Presidenti Begaj: Rrëmbimi i tre policëve kosovarë nga forcat serbe, akt i rëndë provokativ

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Shqipëri Bajram Begaj ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë.

Begaj ka thënë se rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovë brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

Ai ka dënuar me forcë këtë veprim të Serbisë.

RCCOLA

“E dënoj me forcë këtë akt dhe u bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurrojnë veprime të tjera të ngjashme”, shkroi Begaj në reagim.

Ai ka pasur edhe një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës.

“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, ka thënë Begaj. /Zëri