Fundamenti

Presidentët e marrëveshjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Katër presidentët e Kosovës së pasluftës, nuk janë zgjedhur pa marrëveshje politike dhe ndërhyrje ndërkombëtare, madje as presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova që ka gëzuar simpatinë më të madhe të popullit. Presidentët janë zgjedhur në raundin e tretë të votimit. Këtë fat, duket se e ka edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili pritet që të ngjitet në presidencë javën e ardhshme. Gjatë 15 vjetëve të pluralizmit, presidentët e Kosovës kanë qenë të “marrëveshjeve”.

Gjatë 15 vjetëve të pluralizmit, në Kosovë kanë qeverisur gjashtë kryeministra e katër presidentë, të cilët janë zgjedhur pas marrëveshjeve të mundimshme politike dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare.

Asnjëri nga presidentët e pasluftës, përfshirë dhe presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili ka gëzuar mbështetjen më të madhe të popullit, nuk ka arritur të zgjidhet në raundin e parë me votat e deputetëve. Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli si dhe Atifete Jahjaga, deri te pozita e presidentit nuk kanë ardhur dhe lehtë.

Kjo praktikë, po e ndjek edhe të nominuarin e koalicionit për president (LDK-PDK) Hashim Thaçin, i cili e ka të vështirë të zgjidhjet në raundin e parë.

UBT

Polarizimet ndërmjet partive politike në Kosovë, që nga paslufta kanë qenë shumë të theksuara, që kanë pamundësuar zgjedhjen e presidentit me vota të njërës parti.

Ndonëse partia e tij në vitet e para të pasluftës do të fitojë zgjedhjet me shumicë votash, ish-presidenti i ndjerë Rugova në vitin 2001 është zgjedhur president në raundin e tretë të votimit në Parlament.

Në atë vit ai zgjidhet me marrëveshje, ku kryeministër emërohet Bajram Rexhepi nga PDK-ja, e që njihet si marrëveshja e shkurtit.

Edhe zgjedhja e tij e dytë në vitin 2004 është bërë me marrëveshje politike. Pas shumë negociatave, më 17 nëntor 2004, LDK dhe AAK arrijnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës, bashkë me PSHDK-në dhe disa subjekte minoritare joserbe./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.