Presidenca: Së pari propozimet e liderëve pastaj takimi i përbashkët

Zyra e Presidentes së Kosovës ka komentuar rreth mundësisë së realizimit të një takimi të përbashkët ndërmjet liderëve të partive politike, pas takimeve të fundit ndërmjet Thaçit Mustafës dhe Haradinajt. Zëdhënësi Arbër Vllahiu thotë se Presidentja mund të thërrasë një takim pasi liderët t’i bëjnë propozimet e tyre për zhbllokimin e situatës.

Më poshtë mund të lexoni prononcimin e plotë të Vllahiut për Express.

“Gjithë takimet e Presidentes Jahjaga po realizohen me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për daljen nga situata e krijuar dhe për krijimin e institucioneve të qëndrueshme në vend. Presidentja që nga fillimi ka theksuar se po kërkohet një emërues i përbashkët në takime me liderët për të realizuar një takim të përbashkët që do të nxirrte vendin nga kjo situatë. Megjithëkëtë nuk ka një afat të përcaktuar dhe takimet me liderët duhet që fillimisht të nxjerrin propozime e qëndrime konkrete për të arritur deri tek pajtimi për të ecur drejt zgjidhjes” ka thënë Vllahiu.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS