KKVITI

Presidenca refuzon ankesat e Qerimit dhe Krasniqit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish-drejtori i PTK-së, Ejup Qerimi, dhe ish-deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi, përfundimisht janë përjashtuar nga gara për Auditor të Përgjithshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, meqë Komisioni vlerësues i Presidencës së Kosovës ka rrëzuar të gjitha ankesat e kandidatëve të eliminuar në fazën e parë të konkursit për Auditor e që gjithsej ishin 25. Ndër ta edhe Qerimi dhe Krasniqi.

Burime të gazetës të afërt me procesin kanë bërë të ditur se lista prej 11 kandidatëve nuk ka ndryshuar dhe se intervistat e kandidatëve në garë të ngushtë do të mbahen këtë të mërkurë.

Fundamenti

“Më 20 maj do të intervistohen të gjithë ata që kanë hyrë në garën e ngushtë, do të thotë 11 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit”, ka bërë të ditur burimi.

E në garë të ngushtë për shefin e ZAP-it mbesin: Mujë Gashi, Drita Shala, Shaqir Rexhepi, Ujkan Bajraj, Valbon Bytyqi, Imer Vitia, Bislim Gashi, Ilaz Duli, Hysen Ramabaja, Nimon Zeneli dhe Skënder Jahiri.

http://koha.net/?id=27&l=57899