Mobi Casa

Presidenca pa fuqi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, për herë të parë në historikun e parlamentarizmit në Kosovë arriti qysh në raundin e parë t’i marrë 80 votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit për t’u bërë presidente.

Emri i “panjohur” i Jahjagës kishte dalë nga zarfi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Christofer Dell. Këto vota u siguruan pas marrëveshjes paraprake ndërmjet tri partive politike, PDK-së, LDK-së dhe AKR-së.

Kjo u bë me qëllim të evitimit të një krize institucionale dhe shmangies së zgjedhjeve parlamentare, pasi Kushtetuesja e rrëzoi Behgjet Pacollin vetëm 35 ditë pasi shijoi karrigen e presidentit.

Uji Dea

Fakti që posti i presidentit shpesh është bërë objekt i Gjykatës Kushtetuese ka bërë që ky autoritet të mos e ketë fuqinë e duhur për t’u imponuar si autoritet politik.

Njohës të rrethanave politike thonë se Kosovës i duhet një president që ndërhyn më shpesh në zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e bllokadave institucionale. /Koha Ditore/