UBT

Presidenca jep alarmin: Çdo ditë e humbur, thellim i krizës politike, institucionale dhe buxhetore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë për Telegrafin se çdo ditë e humbur në krijimin e institucioneve, ka nënkuptuar humbjen e kredibilitetit të shtetit në skenën ndërkombëtare, rrezikim të proceseve të brendshme në vend dhe rënie të mirëqenies së qytetarëve të vendit.Sipas tij, secila javë, që prej 17 korrikut, kur është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit, ka qenë javë vendimtare.

“Çdo ditë e humbur nënkupton edhe rrezikim të mëtejmë të thellimit të krizës politike, institucionale, buxhetore dhe financiare. Takimi i përbashkët i liderëve, që do të pajtoheshin për rrugën përpara, do të ndihmonte përfundimisht nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e pamundshme”, ka theksuar Vllahiu.

Eco Higjiena

Ndërsa, i pyetur për mundësinë, e që disa parti politike e kanë paralajmëruar, që zgjidhjen e ngërçit ta kërkojnë edhe nëpërmjet rrugës (protestave), Vllahiu ka thënë se “nuk i komentojmë qëndrimet e partive politike”.

Ndryshe, kjo javë, sipas njohësve të rrethanave politike në vend dhe disa eksponentëve të politikës, do të jetë vendimtare në zgjidhjes e krizës politike në vend, e cila tash ka hyrë në muajin e pestë të saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.