FITORJA

Presidenca e dobëson Thaçin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kalimi i ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçi në pozitën e të parit të shtetit, në Presidencë dhe largimi i tij nga të gjitha pozitat drejtuese në parti, sipas analistëve politikë, e ka zvogëluar në maksimum ndikimin e tij të drejtpërdrejtë jo vetëm në strukturat e proceset e brendshme politike në PDK, por edhe në politikën kosovare në përgjithësi.

Ndikimi i ish-liderit të PDK-së në jetën politike

Si president, roli i tij është dukshëm më i zbehtë

“Ai do të mundohet që deri në fund të mandatit të tij si president ta ketë ndikimin e tij, përmes njerëzve besnikë brenda PDK-së. Por, kjo gjë do të jetë shumë e vështirë, sepse deri në fund të mandatit të tij, Kadri Veseli do t’ia largojë nga postet vendimmarrëse të gjithë besnikët e tij, në mënyrë që atij mos t’i rrezikohet posti i kryetarit të partisë”, theksoi analisti Faik Krasniqi

Kalimi i ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçi në pozitën e të parit të shtetit, në Presidencë dhe largimi i tij nga të gjitha pozitat drejtuese në parti, sipas analistëve politikë, e ka zvogëluar në maksimum ndikimin e tij të drejtpërdrejtë jo vetëm në strukturat e proceset e brendshme politike në PDK, por edhe në politikën kosovare në përgjithësi.

ARKATANA

Tani ndikimi i tij në parti është shumë indirekt, derisa në politikëbërjen e përgjithshme në Kosovë është duke humbur në hapa, ngase që nga marrja zyrtare e mandatit të presidentit të vendit, nuk ka arritur të mbajë asnjë takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, bashkimin e pozitës dhe opozitës në një tryezë të diskutimit për çështje të interesit nacional. Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se ngritja graduale e Kadri Veselit në krye të PDK-së dhe zgjedhja eventuale në pozitën e kryeministrit, do të jetë edhe fundi i Hashim Thaçit në karrierën politike. “Hashim Thaçi e ka ditur nga fillimi që, nëse bëhet president, do të bjerë ndjeshëm ndikimi i tij në skenën politike, por edhe brenda PDK-së. Ai do të mundohet që deri në fund të mandatit të tij si president ta ketë ndikimin e tij, përmes njerëzve besnikë brenda PDK-së. Por, kjo gjë do të jetë shumë e vështirë, sepse deri në fund të mandatit të tij, Kadri Veseli do t’ia largojë nga postet vendimmarrëse të gjithë besnikët e tij, në mënyrë që atij mos t’i rrezikohet posti i kryetarit të partisë”, theksoi ai.

Plani i Veselit

Sipas Krasniqit, tentativa e Thaçit që pas 5 vjetëve të rikthehet prapë në krye të PDK-së do të jetë një mision i pamundur, sepse përballë ka një rival shumë të fuqishëm dhe tepër ambicioz. “Me zgjedhjen e Hashim Thaçit president, Kadri Veseli ia ka arritur qëllimit të tij duke e nxjerrë në ”pension” kundërshtarin më të fortë në skenën politike të Kosovës. Kadri Veseli tash është duke u përgatitur që në një të ardhme të afërt të bëhet kryeministër i Kosovës”, tha politologu Faik Krasniqi.

Sipas tij, qëllimi i Veselit është që pasi të kryhet puna e Demarkacionit dhe Gjykata Speciale të fillojë punën, ta prishë koalicion me LDK-në, vendin ta dërgojë në zgjedhje dhe vetë të zgjidhet kryeministër, derisa rikthimi i Thaçit në krye të PDK-së do të mund të ndodhë vetëm nëse Kadri Veseli do të jetë njëri nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale, edhe pse shumë vështirë e besueshme që ai të jetë në bankën e të akuzuarve./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.