Fundamenti

Preshevë-Tabanoc: Emigrantët afgan ndalohen në rimorkion e kamionit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Autoritetet doganore në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë ndaluar tre emigrantë afgan, të cilët të fshehur në një kamion tentonin të hynin në territorin e Maqedonisë dhe ilegalisht të kalonin në Greqi njofton titulli.

Ata u zbuluan nga doganierët, pasi që ishin fshehur në një kamion të mbushur me elemente të drurit.

Eco Higjiena

Kamioni ishte nisur nga Beogradi dhe kishte si destinacion një kompani maqedonase.

Shoferi i kamionit ka mohuar se kishte njohuri për afganët në rimorkion e kamionit./rajonipress/