Preshevë: Mbahet java e biznesit shqiptar

Preshevë -Përfaqësuesit nga trojet etnike shqiptare si nga Kosova Agim Shahini, nga Aleanca kosovare e Biznesit, Menderes Kuçi, Izet Mexhiti nga Maqedonia që ishte në cilësinë e kryetarit të komunës së Cairit të Shkupit, Ragmi Mustafa,kryetar i komunës së Preshevës e Nagip Arifi i komunës së Bujanocit, në konferencën për shtyp që u mbajt po në shtëpinë e kulturës folën për rolin dhe rëndësinë e biznesit në trojet etnike shqiptare dhe mënyrën e bashkëpunimit gjithëshqiptar.
Në Preshevë sot është organizuar “ Java e biznesit Kombëtar”, në të cilin eveniment janë ekspozuar prodhimet vendore nga etnikumi shqiptar si nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Ishte kënaqësi e veçantë ti vizitosh ekspozimet e prodhimeve gjithëshqiptare të cilat ishin ekspozuar ne sallën e shtëpisë së kulturës në Preshevës,me ç’rast vizitorët e shumtë jo vetëm nga rajoni i Luginës së Preshevës dhe më gjerë patën rastin të shohin prodhimet vendore nga ndërmarrjet më të suksesshme të rajonit shqiptar.
Edhe Nagip Arifi priti kryetarin e AKB-së
Kryetari i ABK-së Agim Shaini u njoftua nga Arifi për zhvillimet në fushën e biznesit dhe ekonomik në Komunën e Bujanocit. Me këtë rast pas takimit Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se ishte një kënaqësi e posaçme që Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve është për herë të parë në Bujanoc me të cilin biseduam për bashkëpunimin në mes Komunës së Bujanocit dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Kurse Agim Shahini nga AKB-së ka shtuar se Bujanoci është një shembull i mirë i bashkëjetesës , dhe i zhvillimit ekonomik, çka biznesmenët nga Lugina e Preshevës veprojnë sot në Kosovë janë të suksesshëm dhe një shembull i mirë për rajonin njofton presheva jonë./rajonipress/