KKVITI

Preshevë: Gjendet një trup i pajetë në tualet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia e Vranjës ka kryer vëzhgimin në vendin e ngjarjes derisa dyshonin në vrasje, mirëpo pas kryerjes së obduksionit rezultatet kanë treguar se bëhet fjalë për vdekje natyrore.

Shefi i Stacionit Policor në Vranjë Sllagjan Vellinoviq thotë se për rastin në fjalë nuk ka shenja për vrasje, derisa gruaja nga Presheva ka rënë në gropën e tualetit “në rrethana të çuditshme”, transmeton Titulli.

Obduksioni ka treguar se Fetaneta A.(57) kishte pësuar vdekje natyrore, e shkaktuar nga gjendja a rëndë shëndetësore. Sipas një rindërtimi jozyrtar të ngjarjes, gruaja ishte nisur deri në tualet, që gjendej në oborrin e një shtëpie.

Uji Dea

“Ajo atje është ndjerë e sëmurë pas së cilës edhe është shembur. Dërrasat e tualetit nuk e kanë mbajtur dhe trupi i gruas ka rënë në gropën e tualetit”, tha Vellinoviq.

Përndryshe, trupin në këtë gropë e kanë gjetur pronarët derisa edhe e kanë paraqitur në polici.

Gruaja fatkeqe, në muajin qershor ishte nisur për të vizituar të afërmit dhe që nga ajo kohë ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.