Uji Dea

Preshevë: Ceremoni madhështore me rastin e përurimit të synetisë së fëmijëve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Të dielën e 20 gushtit, në Shtëpinë e Kulturës, Preshevë, në mënyrë zyrtare është bërë përurimi i synetisë së fëmijëve nga Lugina e Preshevës, projekt ky i implementuar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilën e ka financuar Komuna e Osman Gazit nga Brusa, Republika e Turqisë.

Në këtë manifestim solemn morën pjesë krerët e BIPBM, në krye me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, përfaqësues të Komunës së Osman Gazit nga Brusa, si dhe pjesëmarrës të tjerë nga radhët e familjarëve, të cilët patën rastin t’i bëjnë synet fëmijët me ndihmën e këtij projekti të rëndësishëm për Luginën e Preshevës.

Në këtë ceremonial madhështor, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, pasi falënderoi autoritetet turke për donacionin e ofruar, foli, gjithashtu edhe për rëndësinë e projektit të synetisë e cila u organizua pak ditë para nisjes së haxhilerëve për në Meke, e që të dyja lidhen ngushtë me të Drejtën e Sheriatit e Muhamedin a.s.

United Hospital

Për fund Myftiu Saqipi, ndau mirënjohje për donatorët dhe ata që kontribuan për mbarëvajtjen e realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për Luginën e Preshevës.

Madhështinë e këtij ceremoniali e shtoi programi i pasur me ilahi e lexim të Kuranit, nga ana e Hafëzit të popullarizuar nga Kosova, Egzon Ibrahimi, me zërin melodik të tij, mbushi plot shpirt e dashuri pjesëmarrësit e këtij manifestimi solemn, e veçmas të 85 prindërve dhe djemve të tyre, të cilët me sukses e kryen aktin e synetisë nga mjekë specialistë turk, duke u nderuar edhe me dhurata të veçanta nga financuesi i këtij projekti.

Koordinatori i këtij projektit, prof. Lulzim Miftari, nuk e fsheh dot gëzimin e madh që e përjetoi gjatë realizimit të projektit falas të synetisë, të sponzoruar nga donacioni i Komunës së Osman Gazit nga Brusa e Turqisë. Ai, në rrjetin e tij social shprehet plot admirim: “Të nderuar bashkëvendës të mi, kemi nderin dhe privilegjin ta ndajmë me juve së bashku këtë gëzim të fëmijëve tanë të Luginës së Preshevës, ajo çka u manifestua sot nuk gjejmë dot fjalë ta përshkruajmë këtë gëzim të madh, por lirisht mund të quhet si një projekt madhështor për Luginën tonë të dashur, njofton Portali “Jetapress”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.