Eko Higjiena

Preshevari, Nexhat Halimi në Arsenal, drejt yllit të futbollit botëror

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Anglia do të jetë vendi ku do të zbarkoj talenti preshevar dhe ku do të filloj aventurën e tij të re, duke shpresuar se një ditë do të jetë ylli i kampionatit anglez.

Nexhat Halimi i lindur, më 5 tetor 2000, ngadalë po bëhet ambasador i sportit preshevar.

Përzgjedhja e Nexhatit nga Junior Kamp(Elite player talent ID Camps&Shovcases), ishte një nder edhe për Luginën e Preshevës dhe mbarë sportin shqiptar. Anglia do të jetë vendi ku do të zbarkoj talenti preshevar dhe ku do të filloj aventurën e tij të re, duke shpresuar se një ditë do të jetë ylli i kampionatit anglez.

Supertalenti nga Presheva, Nexhat Halimi, po dëshmon se ka potencial të jashtëzakonshëm, duke ia tërhequr vëmendjen klubeve më prestigjioze në botë.
Kohëve të fundit janë shfaqur shumë zëra rreth të ardhmes së tij, kërkohet nga shumë klube evropiane e ballkanike, por djaloshi 11 vjeçar e ka bërë të ditur të ardhmen e tij dhe nuk ka kush t’ia ndryshojë.

Hidromorava

Pak ditë e ndajnë Nexhatin e talentuar nga Anglia, ku së bashku me babin e tij do të udhëtojnë për një aventurë të re.

Nexhat Halimi i lindur, më 5 tetor 2000, ngadalë po bëhet ambasador i sportit preshevar, dhe po i tregon mbarë botes se ka të rinj shumë të talentuar në Luginën e Preshevës. Falë përkushtimit të tij dhe sigurisht falë talentit që ka Nexhati, ia ka arritur t`i bind drejtuesit e Junior kampit të Arsenalit (Elite player talent ID Camps&Shoëcases) dhe të bëhet i përzgjedhuri i parë nga mijëra të rinj që ishin aty.

Të gjithë dokumentet dhe kërkesat e duhura janë të kryera, madje edhe biletat e udhëtimit janë gati dhe ka mbetur vetëm ardhja e datës 11 gusht të këtij viti për të arritur atje ku shumë më herët Nexhati e kishte ëndërr.

Anglia do të jetë vendi ku do të zbarkoj talenti preshevar dhe ku do të filloj aventurën e tij të re, duke shpresuar se një ditë do të jetë ylli i kampionatit anglez.
Një gjë është e sigurt, se mbështetja e të gjithë shqiptarëve Nexhatit nuk do t’i mungojë dhe në të njëjtën kohë suksesi i talentit preshevar vetëm sa ka filluar. (Presheva jonë)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.