Uji Dea

Preshevari kërcen nga vetura për t`i ikur policisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Duke ikur nga policia, e cila të martën rreth orës 9h ka tentuar që të ndalojë veturën ‘Golf’ me tetë emigrantë në te, drejtuesi i mjetit Ejup.S (20) nga Presheva ka kërcyer nga automjeti në lëvizje.

“Golf-i” me tabela të Vranjës në vendin Katun, në autostradën Nish-Beograd, e ka goditur mburojën e rrugës, mirëpo, asnjë nga gjashtë shtetasit e Sirisë dhe dy të Afganistanit nuk është lënduar, derisa Ejupi është kapur dhe arrestuar, transmeton portali ‘Juzne Vesti’ njoftimin e policisë së Nishit.

United Hospital

Për shkak të shkeljes së rregullave në trafik, preshevari, drejtues i mjetit, është dënuar me 231.000 dinarë dhe ndalesë në vozitje prej 12 muajve, kurse për dyshimin se ka kryer vepër penale, kalim i paautorizuar i kufirit shtetëror dhe trafikim me qenie njerëzore, i është caktuar mbajtja prej 48 orëve.

Emigrantët në Serbi kishin hyrë pa pasaporta, në mënyrë ilegale përmes Maqedonisë. Dy shtetas të Sirisë do të kërkojnë azil, derisa të tjerëve i është shqiptuar dënimi me nga 10.000 dinarë, të cilën do ta vuajnë me 10 ditë burgim dhe ndalim të hyrjes në Serbi me nga një vit./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.