UBT

Presheva së shpejti me bankë turke

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpuntorë ka realizuar një seri takimesh gjatë ditës në Beograd me përfaqësues institucional, privat dhe ambasadën e Shqipiërisë.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se gjatë takimit me drejtorin gjeneral të Halkbank në Serbi Kenan Bozturk ka biseduar rreth situatë së përgjithshme në komunën e Preshevës, shkruan Titulli.com.

“Morëm premtimin se kjo bankë do të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik përmes sjelljes së investitorëve, ku për ta do të jetë një logjistikë e fuqishme në aspektin financiar, por edhe njëherit qytetarët tanë do të kenë një bankë shtesë në qytetin tonë, dhe më e rëndësishmja është që Komuna e Preshevës gjendet në fokusin e tyre”, ka thënë Arifi.

Ndërsa në Ambasadën e Shqipërisë, është pritur nga ambasadori Ilir Boçka me të cilën ka biseduar për aktualitetin e komunës si dhe për ndryshimet që po ndodhin nga pushteti i ri lokal. “Ishte një çështje shumë pozitive arritja e memorandumit të bashkëpunimit për botimin e teksteve shkollore të shkencave ekzakte, si një hap i rëndësishëm për avancimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës. Ambasada shqiptare premtoi se do të jap kontribut aktiv në fushën e botimeve në të ardhmen”, deklaroi Shqiprim Arifi.

Eco Higjiena

Pjesë e takimit ishin edhe bisedat e realizuar me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Energjetikës, prej së cilës ka kërkuar sqarime për procedurat e nevojshme që duhen të ndjeken nga investitori potencial nga Gjermania në fushën e prodhimit të energjisë solare, transmeton Titulli.com.

Arifi ka shkruar se është takuar edhe me përfaqësuesit e Institutit të Komunikacionit CIP dhe drejtorinë e investimeve të Hekurudhave të Serbisë më të cilët ka diskutua për problematikat e vendkalimeve mbi hekurudhë dhe stacionit të trenit në Preshevë dhe fshatin Raincë për shkak të pritjeve të gjata që shkaktohet nga ndalimi i trenit.

Ai ka shtuar se janë dakorduar që në vijim të formohet një komision për shqyrtimin e këtyre problematikave në mënyrë që të ofrohet një siguri më e lartë e qytetarëve tanë në vendkalimet hekurudhore./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.