Presheva përshendet qeverinë e Mustafës. Kerkojnë fondacion për Luginën
Preshevë -„Kërkojmë nga kryeministri Mustafa që në të ardhmen Qeveria e Kosovës të krijoje një fondacion të posaqem, nergut për Luginen e Preshevës, ashtu siq e kanë serbet e Veriut nga Qeveria serbe“ ka deklaruar kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu për agjencine e lajmeve „Presheva Jonë“ duke uruar qeverin e re te Kosovës.
Dalja nga ngerci dhe jetesimi i stabilitetit politik ne Kosovë eshte mirëpritur edhe nga perfaqesesit dhe liderët e Lugines së Preshevës, sidomos pas marrëveshjes së LDK-së dhe PDK-së për krijimin e institucioneve udhëheqëse të Republikës së Kosovë.
Kryeministri Mustafa së pari të vizitoj Preshevën 50 km afer, para se të shkoj në Beograd 500 km larg
“Mbetemi me shprese qe qeveria e re e Kosovës do të jete me efikase dhe me e perqendruar ne problemin e shiptareve sidomos tek ne ne Luginen e Preshevës ku me vite te tera shqiptaret ketyre viseve po ballafaqohen me politika diskriminuese të Beogradit qe ka shkaktuar edhe kriza ekonomike dhe sociale. Dhe kjo politike me prapavijë ka shkaktuar papunesinë me të madhe ne rajon dhe eksod masiv te shqiptareve nga trojet e tyre. Prandaj, nga kryeministri Mustafa ne kërkojmë që ne te ardhmen Qeveria e Kosovës të krijoje nje fondacion te posaqem, nergut pe Luginen e Preshevës, ashtu siq e kane serbet e Veriut nga Qeveria serbe,” ka deklaruar Musliu për “Presheva Jonë”.
Kërkesës qe ne te ardhmen Qeveria e Kosovës te ket nje fondacion per shiptarët e Lugines se Preshevës e kane mbeshtetur edhe liderë tjera nga Lugina e Preshevës.” Me 50 mije euro ne cdo 100 vjet, nuk mjaftojne dhe eshte nencmim dhe hajgare me shiptaret e shtypur ne Serbi,” ka shtuar z.Musliu
Njekohesisht kreu i KKSH-së z.Musliu ka kerkuar nga kryeministri Mustafa që para se ta vizitoj ai Beogradin 500 km larg, se pari ta vizitoj Preshevën 50 km afer.
Qeveria e re e Kosovës eshtë pershëndetur edhe nga ana e dy deputeteve te Kosoves Lindore nga Riza Halimi dhe Shaip Kamberi. Ne urimin e tyre drejtuar kryeministrit te ri dr. Isa Mustafa nder tjera thuhet se „avancimi dhe zhvilimit ekonomit dhe proceseve integruese evropjane, padyshim do te jete ne interes jo vetem te qytetarëve të Kosovës, po edhe ne favor të të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.“


