Uji Dea

«Presheva Jonë» shënon dy vjetorin me një bilanc të suksesshëm

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Preshevë – Javën që e lamë pas, dy vite më parë (28 Nëntor 2010) nisi së funksionuari agjencia e parë informative kombëtare në Luginën e Preshevës me emrin “Presheva Jonë”. Kjo agjenci informative kombëtare në Kosovën Lindore e cila kishte nisur së funksionuari me një grusht gazetarësh, ajo në gjirin e saj tani tubon dhjetëra gazetarë profesionistë ne vendlindje dhe jashtë, korrespondentë nga rajonet shqiptare dhe perëndim.

Agjencia « Presheva Jonë » në fakt kishte ditëlindjen pikërisht më 28 Nëntor, por kremtimin e përvjetorit të saj e ka shtyer për 4-5 dy ditë (3 dhjetor) për t’i lënë përparësi ditës së flamurit dhe 100-vjetorit të pavarësisë.

Vitin e kaluar agjencia “Presheva jonë” kremtoi duke ndihmuar solidarizuar me fëmijët pa prindër dhe familjet e ish-luftëtarëve të UCPMB-së, kurse sivjet në Gjenevë me kolegë zviceranë dhe botëror të cilët u priten nga Nefail Maliqi.

Stafi dhe gazetarët e agjencisë “Presheva Jonë” flasin me krenari për punën dy vjeçare të informimit i cili medium ka shënuar një bilanc të suksesshëm, madje të papritur. « Se ishim të mirë apo të suksesshëm, këtë të drejtë duhet lënë të vlerësojnë lexuesi shqiptarë » ka thënë Kushtrim Maliqi redaktor i agjencisë dhe shef i korrespondentëve. Por, sipas Maliqit për këto suksese dëshmojnë të dhëna dhe shifra rreth lexuesve, vizitorëve të agjencisë informative “Presheva Jonë” të cilët po shtohen ditë e sa vije.

« Kushtetuta » e agjencisë « Presheva Jonë » me tre parimet e saja shpejtë, objektiv dhe neutral e bënë të madhe agjencinë tonë informative..” ka shtuar Kushtrim Maliqi. “Këto dy viteve kemi bërë përpjekje maksimale t’i përmbahemi tre parimeve të «kushtetutës» së agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » për ju lexues dhe vizitorë të nderuar, të jemi të shpejt, objektiv dhe natyrisht gjithnjë duke qëndruar neutral në ketë multi-pluralizëm politik, të cilat cilësi sot i mungojnë fatkeqësisht shumë medieve, ka nënvizuar Maliqi.

UBT

Pra, agjencia informative “Presheva Jonë” nga 28 Nëntori i vitit të kaluar 2010 deri më sot ka botuar mbi 5000 lajme dmth raporte këto të vet agjencisë raporte autotentike (5-6 në për çdo ditë) nga gazetarët lokal dhe korrespondentët tanë. Ka pasur 200 intervista me personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, nga politika, nga lëmi i kulturës dhe sportit, ku duhet veçuar këtu gati gjithë stafin e qeverisë së Kosovës presidentët e Kosovës, përfshirë këtu edhe kryeministrin dhe ministrat e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe kryetaren e Zvicrës, shefin e qeverisë serbe, atë të Interpol-it, FIFA-s, UEFA-s etj…

Nga polítika, diplomacia, kultura dhe sporti do veçuar intervistat dhe takimet me Ban Ki-Moon (OKB), Ronal K.Noble (Interpol), Bujar Nishani, Ismajl Kadare, Adem Demaci, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Enver Hoxhaj, Bexhet Pacolli, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi, Ina Rama, Eveline Ë.Schlumf (presidente e Zvcrës), Jami Shea, Jozefina Topalli, Edi Rama, Ivica Dacic (kryeministër serb), Angelina Jolie, Seep Blatter (FIFA) Michel Platini (UEFA), Sofia Loren, John Voigt, Salma Hajek. Lorik Cana, Granit Xhaka, Pele, Zenedin Zidan etj..

Për ketë Flasin më miri statistikat, ku agjencia informative “Presheva Jonë” gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore të funksionimit të saj është cituar qindra herë nga mediet tona por dhe të huaja, sidomos ato zvicerane. Përderisa në muajt e parë të funksionimit të agjencisë sonë kishim 5 mijë fansa, pas 22 muajsh kemi afër 50 mijë sish. Veç kësaj, agjencia « Presheva jonë » këta 3-4 muajt e fundit për çdo ditë ka së paku nga 40 mijë vizitorë apo mbi 2000 online. Kjo transparencë mediale nga inkurajon jo vetëm neve, por edhe lexuesve dhe vizitorëve tanë që të punojmë dhe të jemi gjithnjë njëri pran tjetrit.

Por, nuk do harruar se këto suksese i kemi arritur bashkërisht edhe me kolegët tjerë të agjencive, medieve dhe portaleve tona. Dorën në zemër se ky sukses është edhe meritë e tyre, meritë e bashkëpunimit reciprok, pos ne që shërbehemi me raporte, lajme duke cituar gjithnjë burimin e informacionit, edhe ato na citojnë vazhdimisht veç intervistave ekskluzive edhe shkrime tjera kryesisht me karakter lokal mbi zhvillimet në trevat shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë »

Jo vetëm kaq lajmet, shkrimet e agjencisë sonë, pos medieve tona sot citohen vazhdimisht edhe nga mediet rajonale dhe botërore si nga agjencia informative zvicerane si dhe gazeta e mediume tjera. Agjencia Presheve jonë » konsideron të suksesshëm pos bashkëpunimit me agjencinë dhe kolegët botërore në Gjenevës në Zvicër e gjetiu edhe bashkëpunimin e frytshëm me organizatat ndërkombëtare që veprojnë në favor të gazetarëve, medieve si me IFJ, RSF si dhe shoqatën e gazetarëve në OKB apo atë zvicerane, përfaqësuesve të medieve të huaja të akredituar në këtë vend./rajonipress/