Eko Higjiena

Presheva i uron mirëseardhje kryeministrit Rama

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ditën e diel, qytetarët e Preshevës u zgjuan me përgatitje për vizitën e kryeministrit Edi Rama. Postera dhe pankarta që i urojnë mirëseardhjen kreut të qeverisë shqiptare, janë vendosur në rrugë. “Mirë se vjen kryeministër” shkruajnë banerat, e vendosura në prag të vizitës së Ramës në Serbi këtë të hënë.

Të martën kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës. Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së tij në Preshevë, duke cituar ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.

HW

“Presheva Jonë” shkruan se nuk do të mungojë vizita e Ramës në Preshevë dhe se tashmë, në “qytetin e shqiptarëve janë në përfundim e sipër, përgatitjet për pritjen e kryeministrit të tyre”.

“Presheva sot është zgjuar me atmosferën, frymën e vizitës së Edi Ramës, ku fotografia e tij ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skënderbeu” e deri në qendër, komuna e Preshevës ne sheshin e dëshmoreve të UCPMB-së. “ I dëshirojmë mirëseardhje kryeministrit tonë, Edi Rama, në Kosovën Lindore”, ka pohuar për agjencinë Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, njëherazi kryetar i ardhshëm i KKSH-së”, citon “Presheva Jonë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.