UBT

Presheva hap zyrtarisht maternitetin e shumë pritur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas shumë prolongimeve nga qeveria e Serbisë dhe pas gati 30 viteve, materniteti në Preshevë zyrtarisht ka hap dyert, raporton TVP. Drejtori i shtëpisë së shëndetit Mitat Sahiti për RTV Presheva ka deklaruar se pas shumë përpjekjeve shërbimi i materniteti në Preshevë është kompletuar me kuadrot profesional duke potencuar edhe pajisjet teknike që janë të teknologjisë më të lartë. Materniteti do të jetë në dispozicion të nënave 24 orë.

Drejtori Sahiti po ashtu ka thënë se gratë shqiptare nuk duhet të kenë asnjë dilemë, sepse mjekët do të veprojnë sipas vlerësimeve specialistike dhe rastet e konstatuara do të dërgohen në qendra tjera spitalore, siç ndodhë edhe në Vranjë, ku kjo qendër rastet më të vështira i adreson në Nish apo Beograd.

Ai gjithashtu ka thënë se materniteti në Preshevë posedon edhe inkubatorin transportues.

Edhe udhëheqësi i shërbimit të maternitetit dhe dispanzerit të grave, Driton Mustafa ka theksuar se i tërë stafi është në gjendje gatishmërie dhe mezi presin lindjen e parë.

Duke marrë për bazë disa të dhëna, në Preshevë brenda një viti lindin afro 1 mijë foshnje.

Por hapja maternitetit ishte ditë e veçantë edhe për motrat e mamisë të cilat me vite kanë pritur që të ushtrojnë profesionin e tyre.

Uji Dea

Albiona Kamberi thotë se është shumë e lumtur që do të ketë mundësi të shërbej nënave shqiptare, kur dihet se ato deri më tani kanë hasur në vështirësi, duke u nisur nga komunikimi, pasi shumë prej tyre nuk kanë ditur gjuhën serbe.

Në fund drejtori Mitat Sahiti ka uruar gjithë stafin e materniteti dhe nënat shqiptare për këtë ditë të rëndësishme.

Dokumentacioni teknik i maternitetit ishte përpiluar në vitin 2010, ndërsa punimet kishin filluar në vitin 2012 dhe vlera e përgjithshme e maternitetit është 1.5 milion euro.

Materniteti ka 2 salla të lindjes, inkubimin, fototerapinë, dhomat e motrave, 4 dhoma rehabilitimi, kuzhinën dhe objektet tjera përcjellëse

Nga sot e tutje nënat nga komunat Bujanoc e Preshevë nuk do të bredhin spitaleve të tjerë./Titulli.com/