Presheva fitues i turnirit “Flakadani i Karadakut 2015”
Viti – Gjatë ditëve të manifestimit “Flakadani i Karadakut”, janë zhvilluar edhe garat sportive e një ndër to edhe turniri në futboll të vogël. Në këtë turnin kanë marrë pjesë 14 ekipe jo vetëm nga komuna e Vitisë, por edhe nga qendra të tjera.
Fitues i turnirit të Flakadanit të Karadakut 2015, është shpallur ekipi i Preshevës. Pra, rezultatet e kësaj ngjarje sportive janë me sa vijon:
Vendi i parë; “Presheva” nga Presheva
Vendi i dytë “Jeta Petroll” nga Vitia
Vendin i tretë “EuroFisi” nga Radivojci./rajonipress/


