Eko Higjiena

Presheva festoi në mënyrë madhështore Ditën e Flamurit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Preshevë- Mijëra qytetar të komunës së Preshevës sot kanë festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi për shënimin e Pavarësisë së Shqipërisë filluan që nga mëngjesi me vendosjen e flamujve kombëtar shqiptar dhe pastaj për të vazhduar nëpër rrugët e qytetit me këngë e valle shqipe, njofton “Presheva Jonë”

Qendra e qytetit të Preshevës ishte e vogël për t`i zënë mijëra shqiptarët që kishin ardhur para godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës aty ku ishte shpalosur me dhjetëra metra flamuri ynë kombëtar me shqiponjën dykrenore që kishte mbuluar gati të gjithë objektin e Kuvendit Komunal

Manifestimi i sotëm madhështor filloi me nderimin e dëshmorëve të rënë në të gjitha luftërat shqiptare dhe më pas u intonua himni kombëtar. Në emër të institucioneve të pushtetit lokal të komunës së Preshevës foli, zevendësprefekti Skender Destani i cili elaboroi rëndësinë e 28 nëntorit Ditës kur u ngrit flamuri për herë të parë në Vlorë më vitin 1912.

UBT

Më pas masën e tubuar e shoqëroi një program kulturor e artistikë nga këngëtarët nga Presheva. Theksojmë se liderët e tjerë politik dhe institucional nuk ishin prezent në shënimin e këtij Jubileu kombëtar meqë kishin udhëtuar ditë më parë në manifestimin qendror në Tiranë e Vlorë.

Shtojmë përkundër përcjelljes së tubimit të sotëm solemn nga forcat policore nuk ishte nevoja i intervenimit sepse shqiptarët treguan maturi politike dhe kështu që solemniteti përfundoi pa kurrfarë incidenti.