Eko Higjiena

Preparatet natyrale kundër ftohjes dhe gripit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shumë njerëz tashmë kanë filluar të teshtijnë dhe kolliten. I shihni kudo, në stacione, nëpër autobusë… Kundër viruseve antibiotikët nuk veprojnë, por ilaçet e përgatitura në kuzhinën tuaj munden që për një periudhë të shkurtë kohore të veprojnë, e simptomat të janë më të butë.

Çaji i ngrohtë nga portokalli dhe xhenxhefili

Përbërësit: 1 portokall, ½ e lugës mjaltë, ¼ e lugës xhenxhefil, 1 gotë ujë të ngrohtë.

Përgatitja: Shtrydhni lëngun e portokallit në një gotë me ujë të ngrohtë, më pas e shtoni xhenxhefilin dhe mjaltin sipas shijes. Kjo përzierje lehtëson dhimbjet në fyt. E pini të ngrohtë, jo të nxehtë.

Çaj nga hudhra

Përbërësit: 3 thelb të hudhrës, 2 gota ujë të ngrohtë, ½ e lugës mjaltë, pak spec të bluar pikant, lëng limoni sipas dëshirës.

Përgatitja: Qëroni hudhrën, e copëtoni imët dhe e hidhni në enë, të cilën e keni mbushur me 2 gota ujë të ngrohtë. E lini të qëndrojë për 10-15 minuta. Më pas e procedoni dhe e lini të ftohet. Shtoni mjaltin, specat pikant dhe limonin sipas shijes. E ngrohni pak nëse është ftohur dhe e pini.

Mobi Casa

Shurupi natyral kundër kollës

Përbërësit: mjaltë, një qepë.

Përgatitja: Pastroni dhe e qëroni qepën, e më pas rriskat e qepës i radhisni nëpër tepsi, e në secilën shtresë vendosni nga pak mjaltë. Bëjeni këtë derisa lyeni secilën pjesë të qepës. E mbuloni tepsinë dhe e lini të qëndrojë për 15 orë. Më pas e hapni tepsinë, do të fitoni rreth një gotë shurup natyra; e përdorni kundër kollës dhe ftohjes.

Shurupi nga kanella dhe karafili

Përbërësit: 1 pjesë rrënjë të freskët xhenxhefili, 3 shkopinj karafil, 1 lugë kanellë të bluar, 1 lugë piper, 2 gota ujë, 1 gotë sheqer koksi.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në tigan dhe ngrohni në zjarr të lehtë derisa të vlojë, duke përzier që sheqeri të tretet. Pakësoni temperaturën për 245 minuta dhe më pas do të keni ilaçin. E lini të ftohet, minimum një orë dhe mund ta përdorni.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.