RCCOLA

Preparatet kryesore natyrore kundër djersitjes

/ 4 minuta lexim

Djersitja është mekanizëm i natyrshëm për ta mbajtur stabile temperaturën trupore. Por, disa njerëz mund të djersiten së tepërmi, gjendje e cila në mjekësi quhet hiperhidrozë.

Ja preparatet natyrore që ndihmojnë kundër djersitjes së tepërt

1. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është nënë e të gjitha preparateve natyrore dhe përdoret për qëllime të ndryshme, duke përfshirë edhe djersitjen.

Nëse vuani nga djersitja e tepërt e sqetullave, atëherë aplikojeni pak uthull të mollës në këtë pjesë të trupit para se të bini në gjumë. Në mëngjes mjafton një shpëlarje me ujë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nëse vuani nga djersitja e shputave të këmbëve, atëherë lani ato mirë me sapun të butë dhe me ujë të vakët. Thani dhe më pas lyeni me uthull të mollës.

Nëse vuani nga djersitja e përgjithshme, atëherë është mirë që ta pini uthullën e mollës. Shtoni 1-2 lugë uthull të mollës në një gotë ujë dhe pijeni atë.

2. Soda e bukës

Në djersë ekzistojnë disa thartira të cilat jo vetëm që ndihmojnë shumimin e baktereve, por po ashtu shkaktojnë edhe erë të keqe. Soda e bukës është alkaline në natyrë, prandaj edhe e ul vlerën e pH-së të djersës, duke kundërshtuar thartirat aty. Pra, përpos që e zvogëlon krijimin e djersës, ajo po ashtu e largon edhe erën e keqe të saj. Vendosni pak sodë të bukës aty ku djersini më së shumti.

3. Deodoranti kundër djersës, i bërë në shtëpi

Deodorantët e blerë janë plot me substanca kimike, të cilat mund ta dëmtojnë lëkurën. Dhe, ata nuk u dedikohen njerëzve që djersijnë së tepërmi. Zgjidhja qëndron te përgatitja e deodorantit në shtëpi.

Përbërësit:

Sodë e bukës- 1 lugë;
Ndonjë vaj esencial (psh e livandës, limonit, vaniljes, etj) – 3-4 pika;
Ujë – disa pikë.

Përgatitja:

Përziejeni ujin me sodë të bukës, për ta fituar një si qull.
Shtojeni vajin e përzgjedhur esencial.
Aplikojeni këtë në sqetulla.
Nëse doni, mund ta shpëlani pas 15-20 minutash.

4. Limoni

Mobi Casa

Acidi citrik i limonit eliminon bakteret dhe aroma e tij e këndshme funksionon si deodorant natyror. Por, nëse do të rreziteni në diell, mos e aplikoni këtë metodë, meqë do t’ju nxihen sqetullat më pas. Mund ta aplikoni para se të bini në gjumë. Prejeni limonin përgjysmë. Merreni njërën gjysmë dhe fërkojeni në sqetull, duke e shtrydhur atë lehtazi. Mund të flini kështu, apo t’i shpëlani sqetullat pas 15-20 minutash. Lëngun e limonit mund ta përdorni edhe me sodë të bukës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

Lëng limoni – 1 lugë;
Sodë të bukës – 1 lugë;
Pambuk.

Përgatitja:

Përzieni pjesë të barabarta të lëngut të limonit dhe të sodës së bukës.
Përzieni mirë, që ta fitoni një qull.
Me anë të pambukut aplikojeni këtë përzierje nën sqetulla.
Shpëlajeni pas 20 minutash.

5. Çaji i zi

Çaji përmban acid tanik. Ky acid ka veti kundër djersitjes dhe ka veti tkurrëse, duke i tkurrur gjëndrat e djersës, në mënyrë që të mos qesin tepër djersë jashtë. Në anën tjetër, vetitë kundër djersës zvogëlojnë vetë procesin e djersitjes. Merrni filtrat e çajit të zi dhe vendosni nën sqetulla. Ja preparati kundër djersitjes së shputave.

Përbërësit:

Filtra të çajit të zi – 1 deri 2;
Ujë të valë – 1 litër.

Përgatitja:

Mbusheni një enë për këmbë me ujë të nxehtë.
Vendosni aty filtrat e çajit.
Prisni derisa uji të ftohet tamam sa për t’i vendosur këmbët.
Mbani këmbët aty për 20-30 minuta.

6. Pini shumë ujë dhe lëngje të tjera

Nëse pini mjaft ujë, atëherë i ndihmoni organizmit që ta mbajë konstante temperaturën dhe që t’i largojë toksinat nga organizmi nëpërmes urinës. Kështu, organizmi juaj ka nevojë më të vogël për të prodhuar djersë. Përpos ujit, i cili është lëngu më i mirë, mund të pini edhe lëngje të tjera, si:

Lëngje të pemëve;
Ujë të kokosit;
Lëng limoni;
Çaj bimor