RCCOLA

Premtojnë mbrojtjen e votave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Përvoja nga zgjedhjet e kaluara, ku është abuzuar me votën e qytetarëve të Kosovës, i ka bërë partitë politike të jenë më të vëmendshme, në marrjen e masave për të parandaluar abuzimin dhe vjedhjen e votave, në zgjedhjet lokale 2013.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e që akuzohet nga AAK dhe VV se kanë abuzuar me votën e qytetarëve thonë se janë të interesuar që procesi zgjedhor të shkojë në rregull në ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale 2013, sepse zgjedhjet e fundit sipas tyre kanë nxjerr në pah probleme dhe parregullsi në mënyrën se si është votuar. Kështu ka deklaruar Halit Krasniqi, anëtar i komisionit për reformë zgjedhore nga radhët e PDK-së.

Sipas tij, pastrimi i listave të votuesve janë një e arritur e cila do të kontribuoj në eliminimin e mundësisë për abuzimin me votat, gjatë zgjedhjeve lokale 2013.

“Nga pastrimi i listave që e ka bërë KQZ-ja, diku mbi 20000 mijë të vdekur janë heq nga lista e votuesve. Mbi 5 mijë, janë hequr nga lista për faktin se e kanë hequr nënshtetësinë e Kosovës, dhe 5 mijë për motive të tjera të cilat nuk janë identifikuar, e që i bie se rreth 30 mijë persona janë larguar prej listave të votuesve”, tha Krasniqi për Telegrafin .

Në anën tjetër, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), tha për Telegrafin se qysh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ata si VV janë mobilizuar që të mbrojnë votën, ku sipas tij, si rezultat i mobilizimi të tyre si lëvizje u shpëtua një pjesë e procesit zgjedhor.

“Gjatë këtyre viteve dhe muajve ne jemi angazhuar, si në aspektin teknik ashtu edhe organizativ, për t’i parandaluar përpjekjet e PDK-së, dhe grupeve tjera kriminale- politike, për të manipuluar procesin zgjedhor.

“Vota e qytetarëve do tu kthehet bumerang nga organizimi dhe mobilizimi ynë”, tha ai për Telegrafin.

Uji Dea

Sipas tij, niveli i suksesit të luftës se VV-së, për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve varet edhe nga mobilizimi shoqëror – i shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve.

“Me qytetarët do të bashkëpunojmë ngushtë, që në Republikën e Kosovës të kemi zgjedhje të ndershme dhe të lira, të cilat reflektojnë vullnetin e tyre dhe jo nivelin e hajnisë zgjedhore të pushtetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë theksuar se në rend të parë është obligim i partive politike ta mbrojnë votën e qytetarëve dhe ta zbatojnë ligjin.

“Dihet se vota mbrohet përmes zbatimit të ligjit dhe funksionimit të mirëfilltë të mekanizmave ligjore – që nënkupton që çdokush të kryej punën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme në rend të parë partitë politike, komisionerët, vëzhguesit e partive politike, KQZ-ja, pastaj institucionet tjera të sigurisë siç është Policia etj”, ka deklaruar Donika Kadaj- Bujupi për Telegrafin.

Ajo shprehet se në zgjedhjet e fundit partia në pushtet e ka keqpërdor mekanizmin shtetëror në shërbim të vjedhjes së votës.

“Ne si AAK, do të angazhohemi fuqishëm qe t’i evidentojnë të gjitha përpjekjet e atyre që tentojnë të abuzojnë me votat e qytetarëve. Abuzimi eventual me votën është keqpërdorim i rëndë i cili duhet të parandalohet”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/