FITORJA

Premtohet angazhim në luftimin e ekonomisë joformale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këshilli konsultativ i krijuar mes Doganës, Administratës Tatimore dhe përfaqësuesve të bizneseve, gjatë vitit 2014 pritet të fokusohet në luftimin e ekonomisë joformale. Për këtë, është duke u përgatitur një plan veprimi, që pritet të shndërrohet në strategji tre-vjeçare. Kështu u tha pas takimit të parë të këtij këshilli në Prishtinë.

Luftimi i ekonomisë joformale, që vlerësohet se po dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, pritet të trajtohet më seriozisht gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri i Financave, Besim Beqaj tha se për këtë do të punojnë bashkërisht me bizneset, me të cilat do të mbajnë takime mujore, për të diskutuar edhe për nismat dhe ligjet e reja në favor të ekonomisë. “Ne së bashku me biznesin jemi duke përgatitur një plan veprimi, i cili do të duhej të shndërrohen në strategji e cila duhet të jetë për tri vitet e ardhshme për trajtimin e ekonomisë joformale”, theksoi Beqaj.

Ministri tha se gjendja makrofiskale e vendit vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ndonëse të hyrat doganore janë më të ulëta sesa planifikimi, ai sqaroi se kanë shënuar rritje të hyrat e brendshme për rreth 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar, apo 1 për qind krahasuar me planin, që tregon për rritjen e aktivitetit ekonomik brenda vendit.

Hidromorava

Kryesues i këshillit me mandat njëvjeçar u zgjodh kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, i cili theksoi se bashkërisht do të angazhohen në shumë sfera. “Informaliteti është njëra nga pikat e ardhshme që së bashku mendojmë ta luftojmë bashkërisht dhe mendoj që ky këshill do të japë rezultate, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, tha se bizneset taksapaguese të rregullta e konsiderojnë mjaft shqetësuese mungesën e përpjekjeve të harmonizuara për luftimin e kësaj dukurie.

Megjithëse nuk ka të dhëna të sakta, sipas të dhënave të organizatave financiare ndërkombëtare, ekonomia joformale në Kosovë vlerësohet se është rreth 30 deri në 40 për qind. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.