FITORJA

Premtimi për rritje pagash elektoral

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa ka thënë për Telegrafin se premtimet për rritje të pagave nga ana e Kryeministrit Hashim Thaçi, janë një teknologji tanimë e parë. Sipas tij, Qeveria po e vë buxhetin për luftë elektorale. Profesori i Ekonomisë Muhamet Mustafa thotë se duhet të ketë rritje të pagave, por që kjo të jetë graduale duke mos e ngarkuar buxhetin.

“Ne patëm një rritje nga e cila bëhen 4 vite vitin e ardhshëm qe pritet të jetë vit i zgjedhjeve qendrore. Atëherë patëm një rritje të madhe të njëhershme , e cila gjate këtyre tri viteve pothuajse është harxhuar. Pra do duhej te ketë një rritje pagash te shkallëshkallshme qe durohet me lehte ne konfiguracionin makroekonomik, kjo Qeveri, apo parti, po e vë tërë ciklin buxhetor në funksion të luftës elektorale duke keqpërdorur fondet publike në funksion të fushatës elektorale të një partie për tu dukur kinse gjeneroz ndaj arsimtareve”, thotë Mustafa.

ARKATANA

Por, ai vlerëson se si shumëçka tjetër edhe premtimi për rritje të pagave është një blof, një mashtrim. “Po ta shihni se si po funksionon arsimi sot, dhe se buxheti me vite nuk shënuar rritje në këtë fushë e shihni se në fakt kjo Qeveri nuk është e interesuar për rezultate në arsim”, tha deputeti Mustafa .

Ai thotë se kjo situatë duhet të ndriçohet në mënyre që votuesit të përcaktohen për rezultate dhe të arritura efektive dhe jo për politika për përdorim të njëhershëm dhe efekt provizor elektoral. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.