ARKATANA

Premtimi i Veselit që solli dëshpërim te qytetarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ua premtoi qytetarëve se e mërkura do të sjellë lajmin e mirë për ta, duke aluduar në ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit. Por, përveçse kjo nuk ndodhi, e mërkura ishte dita që solli dëshpërimin e madh për ta.

“Nesër duhet të kemi një lajm të mirë. Besoj dhe në reflektimin e kolegëve që ende nuk e kanë marrë këtë vendim. Jemi para një dite që do t’i hapë perspektivë Kosovës”, kishte thënë Veseli.

Si zakonisht, seancat e Kuvendit në të cilat duhet të trajtohen tema të mëdha, nuk nisin me kohë, sidomos kur partitë në pushtet nuk i kanë votat e mjaftueshme.

Kështu ndodhi edhe të mërkurën (28 shkurt), kur seanca nisi me një orë vonesë. Para nisjes së saj, partitë në pushtet, por edhe ato në opozitë që ishin në linjë me to, provuan t’i bindin deputetët tjerë që ishin kundër, ta votojnë Demarkacionin.

Pak më vonë, kreu i Kuvendit e nisi seancën nën ethe, pasi votat ende nuk po siguroheshin. Ishte vetë ai që kishte premtuar se në këtë ditë do të ketë lajm të mirë për qytetarët.

I gjendur në situatë të vështirë, marrëveshja iu dërgua Komisionit parlamentar të punë të jashtme që ta harmonizojë Projektligjin me marrëveshjen e arritur mes partive politike.

Uji Dea

Komisioni e kreu punën e vet, dhe ia solli Kuvendit. Por Kuvendi nuk u mblodh më.

Pasoi një takim mes presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kreut të Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesve të Listës Serbe. Nuk u bë e ditur se çfarë u pajtuan, por u tha se ishte takim konstruktiv.

Në mungesë të votave, seanca u shty për 5 mars.

Pak pas takimin, erdhëm në Kosovë tre përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Ata dhanë porosi të qartë se s’ka heqje vizash pa kaluar Demarkacioni.

Gjithashtu, ata ua kujtuan liderëve vendorë të mos e harrojnë edhe kushtin tjetër – atë të luftimit të korrupsionit, si kusht i dytë i papërfunduar.

Në gjithë këtë situatë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk arriti t’ua sjellë qytetarëve lajmin e mirë./Insajderi.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.