Uji Dea

Premtimi i Herolind Shalës për Vokrrin: Do ta dërgojmë Kosovën në evropian ose botëror për ty

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vdekja e kryetarit legjendar të FFK-së ka prekur shumë edhe futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës. Njëri nga ta është edhe mesfushori kryesor Herolind Shala.

Vokrri dy ditë para se të ndërronte jetë ishte në vizitë te Shala pasi ky i fundit kishte thyer dorën në ndeshjen miqësore Kosovë – Shqipëri 3-0.

Shala tejet i mërzitur ka marrë pjesë në varrimin e futbollistit më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave.

Pas varrimit mesfushori nga Drenasi ka dhënë një premtim të madh.

Uji Dea

26-vjeçari ka publikuar një foto nga varrimi i legjendës dhe ka shkruar se një ditë do ta dërgojnë Kosovën në një kampionat botëror ose evropian për të.

“Lamtumirë Legjendë, një ditë do ta dërgojmë Kosovën në evropian ose botëror për ty”, ka shkruar Shala.

Shala ka qenë ndër lojtarët më të pëlqyer të Vokrrit te Kosova falë angazhimit dhe grintës së madhe që tregonte në fushë.

Ndryshe përveç Shalës në varrim nga futbollistët ishin edhe Valon Berisha dhe Samir Ujkani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.