Premtimet që ndajnë koalicionin
Problemet ideologjike do të krijojnë huti në koalicionin e mundshëm qeveritar mes LDK-së, AAK-së dhe Nisma. Të tria subjektet politike, para fushatës elektorale kanë prezantuar programe të ndryshme. Derisa programet e LDK-së dhe AAK-së kanë qenë më të ngjashme, ajo që ka ndryshuar ka qenë programi i Nismës.
Subjektit politik të dy ish zyrtarëve të lartë të PDK-së Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqi do t`u duhet që të punojnë edhe për një premtim që dikur e patën vlerësuar si gënjeshtër.
Kur gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara, Hashim Thaçi në njërën anë dhe Ramush Haradinaj në anën tjetër po premtonin vende pune, Fatmir Limaj i Nismës pati thënë se këto premtime janë rrena. Gënjeshtër e pati vlerësuar edhe premtimin e Haradinajt për 200 mijë vende të reja të punës…(Tribuna).


