Uji Dea

Premtimet nuk përmbushen me buxhetin 2015

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Buxheti i vitit 2015, i cili është shqyrtuar dhe riproceduar si projektligji nga Qeveria e Kosovës dhe që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, është pak a shumë një përcjellje e trendit të deritanishëm të projeksioneve buxhetore. Sipas vlerësimeve të ekspertëve për çështje ekonomike, ky buxhet nuk mund t’i përmbushë të gjitha premtimet e partive të koalicionit qeverisës, që i patën dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”, thotë për Radion Evropa e Lirë se buxheti i vitit 2015 nuk do të ketë refleksion në disa prej pritjeve më bazike. Sipas tij, nuk duhet pritur realizim premtimesh nga alokimet buxhetore, por nga politikat tjera fiskale. Nga përvoja e deritashme, sipas tij, buxhetet e kaluara, të cilat janë të ngjashme me atë të vitit 2015, nuk kanë sjellë zhvillim të mjaftueshëm ekonomik.

“Mos të harrojmë se vitin e fundit kemi pasur rritje ekonomike prej vetëm 2.5 për qind dhe mesatarisht, rritje të njëjtë kemi pasur edhe në dy-tre vjetët e mëparshëm. Pra, në qoftë se ndjekim një shpërndarje financiare çfarë kemi bërë deri më tani, ku të gjitha paratë i çojmë vetëm në rrugë, pak në investime kapitale gjithë rajonale dhe më pak në forcimin e gjyqësorit, të edukimit dhe shëndetësisë ose të vet sektorit privat, atëherë është pak e pritshme që të kemi ndonjë ndryshim të madh të situatës ekonomike”, thotë Abdixhiku.

Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, vlerëson se aprovimi nga Kuvendin i Kosovës i ligjit për buxhetin, të propozuar nga qeveria e vendit, do të jetë vetëm një hap drejt mundësisë eventuale për realizmin e premtimeve të partive të koalicionit qeverisës, të cilat i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Uji Dea

Profesor Bektashi, vlerëson se buxheti për vitin 2015, mund ta mbajë administratën dhe t’i realizojë projektet e propozuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore.
Ai shpreh mendimin se rreziku nga një krizë financiare në vend, nuk është real.

“Unë nuk besoj se në kushtet e tanishme mund të paraqitet kriza financiare në Kosovë. Janë arsye të shumta. Por, problemi qëndron në atë se buxheti nuk mund ta luaj rolin e një faktori shumë të rëndësishëm zhvillimor”, thekson Bektashi.

Ai shton se çështja e rritjes së pagave, mbetet opsion i hapur.
Por, Abdixhiku, përjashton mundësinë e rritjes së pagave, sepse sipas tij, kjo mund të prodhojë krizën financiare.

Ndryshe, ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësuan se qëllimet e parashtruara në formë të premtimeve nga ana e partive të koalicionit qeverisës, nuk mund të realizohen, jo vetëm për shkak të mjeteve, por pa ndryshuar klimën e biznesit dhe qasjen ndaj investitorëve të huaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.