UBT

Premtimet e partive politike për rritje ekonomike, analistët i vlerësojnë të paarritshme

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Dorshlirë në premtime për rritje ekonomike janë treguar partitë politike në vend në këtë kohë fushate.Shumica e partive, premtimet i kanë dërguar deri në nëntë për qind, e disa në gjashtë për qind, nëse udhëheqin me ekzekutivin e vendit.Por këto premtime, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike po cilësohen si të paarritshme dhe po shihen vetëm si premtime elektorale.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një intervistë për Ekonomia Online, këto premtime i sheh si mungesë së idesë së qartë se si mund të arrihen këto premtime.“Është shifër, por është e vështirë me tregu qysh me menduar deri te ajo. Pra ajo që unë pe shoh si mungesë në këtë elaborim të programeve të partive politike dhe sa i përket synimeve për rritje ekonomike po shoh një mungesë së idesë së qartë se qysh mund të arrihet. Nuk është e paarritshme rritja ekonomike, ne i kemi diskutuar nëse rritet numri i investimeve të huaja, nëse rritet eksporti, atëherë kjo edhe mund të arritët”.“Pra ne sot kemi një deficit të lartë tregtar që të themi në angazhim konkret në politika më të mira për sektorin privat edhe do të reduktohej dhe kjo do të vërehet me një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, po ashtu nëse do të arrihet me tërheq më shumë investime të huaja direkte, gjithsesi ke me pas efekte të caktuara në rritje ekonomike”, ka thënë Rukiqi.

Thotë se këto më shumë janë deklarime që mund të ndikojnë më mirë te elektorati.“Kjo pjesa e fushatave tenton me gjet deklarime të cilat munden me ndikuar më mirë te elektorati dhe nuk shoh që në fushatë elektorate mund të prezantohet ndonjë program i caktuar apo ide të caktuara të cilat janë konkrete dhe të zbatueshme, sidomos po them për fushata elektorale për shkak në vendet tjera kur kemi një shkallë të caktuar të zhvillimit dhe ku nuk i kanë këto probleme që i kemi ne, në ato vende debati rreth temave kyçe ekonomike e përcakton edhe fituesin e zgjedhjeve”, ka thënë Rukiqi.

Fundamenti

E Mustafë Kadriaj i sheh si të natyrshme këto premtime, por që iu mbetët qytetarëve të kërkojnë llogari për premtimet në kohë fushatash.“Ne duhet të marrim parasysh një gjë që Kosova funksionon sipas sistemit demokracisë dhe demokracia vepron në bazë të partive politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje të cilat formojnë qeverinë e ardhshme dhe në një farë mënyre edhe mandatarin e ri të qeverisë do ta arrijnë ta marrin besimin e qytetarit”.“Mendoj që në këtë drejtim është pak a shumë e natyrshme premtimi por mbetet që mandatari qeverisës, atëherë duhet që ne si qytetarë që të kërkojmë më shumë në bazë të atyre që kanë premtuar sepse tani është një garë ambicioze dhe është e natyrshme premtimet sepse edhe në nivel ballkanik dhe më gjerë është e njëjta natyrë të përfitimit të votave”, ka thënë Kadriaj për EO.

Ai ka përmendur edhe faktorët kyç që ndikojnë në zhvillimin ekonomik, ku thotë se rol kryesor luan edhe diaspora kosovare, raporton EO.“Ambienti i të bërit biznes është infrastruktura ligjore, mbrojtja e investitorit të jashtëm, ku në këtë rast ne e kemi një përparësi që kemi një diasporë shumë të fuqishme nga ana ekonomike por edhe nga ana altruiste, e cila është e gatshme të investojë në Kosovë, por njëherit me fuqinë punëtore e cila është hapi i fundit që duhet ta ndalim me një ambient të të bërit biznes që qytetarit të jetë ende një vlerë e shtuar dhe një kapital në thelbësor që do të ndikojnë zhvillimin ekonomik”, ka thënë Kadriaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.