Hidromorava

Premtimet e papërmbushura të Thaçit

/ 2 minuta lexim

Në një ambient politik ku opozita është pasive dhe ndjek vetëm hapat e kryeministrit, analistët politikë vlerësojnë se kryeministri Thaçi shpesh jep premtime të parealizueshme.

Kryeministri Hashim Thaçi po identifikohet edhe njëherë si njeriu i premtimeve të mëdha parazgjedhore. Këtë ai e ka dëshmuar së voni edhe me fushatën e nisur disa muaj para se ajo të shpallet zyrtarisht – shkruan gazeta Tribuna.

Opinionitët e vlerësojnë fushatën e hershme të Thaçit si një skenar tashmë të njohur. Por, ata ia rikujtojnë Thaçit edhe premtimet nga vitet 2007 dhe 2010, të cilat kanë mbetur pa u përmbushur. Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara, GAP, ka vlerësuar se kryeministri Thaçi po dëshmon edhe njëherë për dhënien e premtimeve të mëdha të cilat, sipas tij, pastajharrohen gjatë mandatit qeverisës.

Mobi Casa

“Në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 kishte premtuar se brenda 100 ditëve Kosova do të siguronte 100 njohje. Por u deshën të kalojnë 5 vjet para se një gjë e tillë të arrihej”, ka thënë Demi.

Përderisa premtimi i tij i famshëm më 2010 se për 18 muaj të qeverisjes Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave ka mbetur një premtim në proces, të cilin po e përsërit edhe sivjet.

“Keqpërdorimi i pozitës për të bërë fushatë, sidomos në muajt e fundit, përbën një shkelje të moralit politik dhe dëmton demokracinë në Kosovë, meqë po e bën të parëndësishme një periudhë katërvjeçare qeverisëse në të cilën kryeministri do të duhej të ishte aktiv duke i shtyrë të gjitha vendimet në muajt e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike.