UBT

Premtimet “e lodhëta” të partive për luftimin e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk kanë të ndaluar, por nuk po ndalen as zotimet e liderëve të subjekteve politike për t’i luftuar këto dukuri. Vlerësohet se partitë po i shfrytëzojnë këto deklarata vetëm për të përfituar vota nga qytetarët, shkruan gazeta “Zëri”.

Ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, si SHBA-ja, Britania e Madhe e Gjermania, po vazhdojnë thirrjet e tyre drejt institucioneve kosovare që të punojnë më shumë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, gjë që ka shtyrë liderët e partive politike në prag të zgjedhjeve nacionale të përqendrohen pikërisht në këtë pikë.

Të gjitha subjektet politike, duke përfshirë edhe ato që ishin në pushtet për më shumë se 20 vjet, kanë premtuar se me të ardhur në qeveri, pas zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit të këtij viti, prioritet kryesor do ta kenë luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Madje kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në qershor të këtij viti kishte marrë vendim t’i shkarkojë nga pozita të gjithë zyrtarët e PDK-së ndaj të cilëve ka të ngritur aktakuza.

Eco Higjiena

Ky vendim i tij nuk u realizua plotësisht, pasi brenda subjektit po vazhdon të ketë zyrtarë, të cilët janë nën llupën e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës.

Derisa përfaqësues të partive politike janë deklaruar për “Zërin” se në listat e tyre të deputetëve nuk do të lejojnë persona me aktakuza, njohësit e çështjeve politike po shprehen pesimistë se ky premtim i tyre do të realizohet. Sipas tyre, zotime të tilla liderët e partive japin gjithmonë në prag të fushatave zgjedhore, mirëpo me të ardhur në pushtet i harrojnë ato.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.