Premtime të hiperbolizuara

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit vlerësohet e qetë dhe me premtime të hiperbolizuara, të cilat janë vështirë të realizueshme.
Sipas analistëve politikë, karakteristikë e kësaj fushate ka qenë fokusimi i subjekteve politike kah zhvillimi ekonomik, si dhe kohëzgjatja e fushatës (10 ditë), e cila sipas tyre, për shkak se ka qenë më e shkurtë se fushatat parazgjedhore në të kaluarën, ka ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e saj, duke mos u dhënë kohë subjekteve politike që të merren me ofendime të ndërsjella, por janë fokusuar në shpalosjen e programeve të veta. /zeri/