Eko Higjiena

“Premtime në kufi, revoltë në komente” – Rahimaj kritikohet nga qytetarët për projektet e sigurisë dhe infrastrukturës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Një postim i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, lidhur me projektin e ndërtimit të mbi 50 kilometrave rrugë përgjatë brezit kufitar ka nxitur reagime të shumta dhe kritika të drejtpërdrejta nga qytetarët në rrjetet sociale.

Rahimaj e prezantoi projektin si një investim strategjik për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të zonave kufitare, duke theksuar se rrugët do të shërbejnë për patrullimin e xhandarmërisë së ardhshme, si dhe për zhvillimin e turizmit malor dhe lehtësimin e qasjes për banorët e atyre zonave.

“Ky është vizioni i Lëvizjes Vetëvendosje: një shtet më i sigurt dhe një Kosovë që zhvillohet në çdo cep të saj”, shkroi ai.

Megjithatë, reagimet e qytetarëve nuk munguan, duke e kthyer hapësirën e komenteve në një debat të ashpër mbi realizueshmërinë e premtimeve dhe gjendjen reale të infrastrukturës në terren.

Komentuesi Kadria Canaj i bëri thirrje Rahimajt të mos premtojë projekte që, sipas tij, nuk varen nga niveli lokal dhe mbesin vetëm deklarata politike.

“Për premtimet tua s’ka vërejtje, por për xhandarmërinë dhe autostradën për te Dheu i Bardhë janë vetëm fjalë koti”, shkroi ai, duke shtuar se qytetarët tashmë janë lodhur nga premtimet e parealizuara.

FIDANISHTJA

Edhe qytetari Agron Lipovica ngriti shqetësimin për mungesën e infrastrukturës bazike në disa zona rurale kufitare, duke përmendur konkretisht Dazhnicën, ku sipas tij banorët ende përballen me mungesë rrugësh funksionale.

“Po 200 vjet s’ka rrugë të përfundume. As lopët s’kanë kah ecin, e le më njerëzit”, shkroi ai me tone ironike dhe revoltuese.

Në anën tjetër, Lila Tahiri akuzoi komunën për anashkalim të disa zonave kufitare, duke përmendur Shahajën, Zhunjën dhe një pjesë të Lisockës, për të cilat tha se nuk janë përfshirë në projektet e paralajmëruara.

Sipas saj, kjo përbën padrejtësi ndaj banorëve të asaj pjese, të cilët ndihen të lënë jashtë planeve zhvillimore të komunës.

Debati i krijuar pas postimit të Rahimajt pasqyron gjithnjë e më shumë ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj premtimeve politike, sidomos në zonat rurale dhe kufitare ku mungesa e investimeve konkrete vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të diskutimit publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.