Eko Higjiena

Premtime ‘elektorale’ për ushtrinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka premtuar sërish se ushtria e Kosovës shumë shpejt do të jetësohet dhe për këtë Kuvendi dhe Qeveria janë në negociata me Listën Serbe për ta zhbllokuar ndryshimin kushtetues. Për opozitën dhe analistët, presidenti po manipulon me çështjen e FAK-ut.

Ka më shumë se dy vjet që përsëritet e njëjta frazë politike për themelimin e ushtrisë se re të Kosovës (FAK) nga liderët institucionalë, e cila do të jetë ndryshe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), por në realitet gjërat kanë mbetur “pezull”.

Mobi Casa

Për themelimin e FAK-ut është i nevojshëm edhe ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, që dikton nevojën e konsensusit politik me Listën Serbe, pasi që ky subjekt përfaqëson aktualisht shumicën e komunitetit serb në Kuvend dhe të koalicionit qeverisës, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

I fundit që ka folur për transformimin e FSK-së është presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili tani është edhe komandant suprem i këtyre forcave. Ai, për themelimin e FAK-ut kishte folur si kryeministri i Kosovës dy vjet më parë, si ministër i Jashtëm para një viti dhe tani si president. Ai para disa ditësh tha se Qeveria është duke biseduar me grupin parlamentar të Listës Serbe për ta votuar themelimin e Forcave të Armatosura./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.