Fundamenti

Prej të mërkurës i tërë territori i komunës së Gjilanit me ndriçim publik

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Katërshja e madhe e prioriteteve infrastrukturore të qeverisjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ku përfshihen rrugët, rregullimi i ujësjellësit, ndriçimi e trotuaret, po ecën sipas dinamikës së paraparë.

Të premten drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Sokol Haziri me bashkëpunëtorë, ka dalë në terren për të parë punimet në rrugën “Makfire Deda” ne lagjen “Deremahallë”, e cila po shtrohet me kubëza betoni për t’ua lehtësuar qytetarëve edhe intervenimet e mëvonshme eventuale.

Uji Dea

“Në këtë rrugë është në përfundim e sipër shtrimi me kubëza “Makfire Deda” sikurse edhe infrastruktura nëntokësore, ku janë ndërruar gypat e ujësjellësit. Shpresoj që deri nesër do të përfundoj e tëra. Vërejtëm disa mangësi në punë dhe unë menjëherë e kam urdhëruar kompaninë që t’i rregullojë ato. Është një punë shumë e mirë që po bëhet gjithandej komunës së Gjilanit, punët me kubëza po dalin të jenë shumë të qëlluara për qytetarët sepse për çdo rast diku ku mund të intervenohet në infrastrukturë, mund të bëhet një gjë e tillë dhe të kthehen kubëzat pa qenë nevoja e prerjes së asfaltit”, ka thënë pasi ka parë punimet drejtori Sokol Haziri.

Përveç kësaj, drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit ka paralajmëruar se të mërkurën do ta shpallë të përfunduar në tërë territorin e komunës së Gjilanit një nga shtyllat e premtuara të kryetarit Haziri, atë të ndriçimit publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.