Fundamenti

Prej sot, ministër i financave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht sot detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me zëvendësministrin e Financave Ramadan Avdiu dhe stafin menaxhues të kësaj ministrie, ka pranuar detyrën e re të Ministrit të Financave.

Gjatë dorëzimit të detyrës së ministrit të Financave, Ramadan Avdiu e njoftoi ministrin e ri të Financave, Besim Beqaj për aktivitetin e Ministrisë së Financave por edhe me sfidat që e presin në të ardhmen këtë ministri.

RCCOLA

Avdiu e përgëzoi Beqaj për detyrën e re dhe i uroj sukses në angazhimet e tij si Ministër i Financave.

Ndërsa, ministri Besim Beqaj falënderoi zëvendësministrin Ramadan Avdiu dhe stafin menaxhues të Ministrisë për pritjen e ngrohtë dhe shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ndërsjellët me qëllim të realizimit të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.