ARKATANA

Prej fillimit të pandemisë e deri më sot 13,454 të infektuar dhe 9,595 të shëruar nga coronavirusi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që ta ndihmojë Kosovën me profesionistë shëndetësor.

Fundamenti

Zemaj këtë kërkesë e ka parashtruar gjatë takimit të tij me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

Ndërkaq, gjatë vizitës në Mjekimin Qendror Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zemaj ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen për trajtim në klinikë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së një ditë më parë ka bërë të ditur, Valbon Krasniqi ka bërë të ditur se tani e tutje vetëm në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë do të trajtohen të infektuarit me coronavirus./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.