UBT

Prehëri i nënës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Avdush Canaj

Degë e lulëzuar
për zogjtë e shtëpisë
prehëri i nënës.
Kur vë kokën
e gishtërinjtë e dielltë
t`i përgëdhelin flokët,
gjumin e sjellin me flatra.
Ti rritesh si bari!
Jastëk i mbushur
me dashuri
ky prehër prej rrezesh.
Si puhiza përkund
e magjitë i mund!

FIDANISHTJA

Avdush Canaj